×
Secondary Adv

Stadiumi i pare ne bote me fushe te levizshme, gati ne 2018

Share on Google+

Firma e projektimit Populous ka zbuluar planet për ndërtimin e një stadiumi eliptik për klubin e futbollit Londinez Tottenham Hotspur. Ajo që e bën të vecantë këtë stadium është sepse falë teknologjisë dhe dizajnit që firma ka sjellë, fusha do të jetë e lëvizshme, duke e bërë që ky stadium të presë edhe lojëra të futbollit amerikan.

 

 


Populous, një firmë me qendër në Londër e specializuar në arkitekturën sportive, ka propozuar një një stadium në formë eliptike me kapacitet për 61.000 spektatorë - një numër më i madh se 56.250 vendet e ofruara nga propozimet e mëparshme për arenën, dhe 36.000 vendet ekzistuese të klubit në White Hart Lane.Karakteristika kryesore e stadiumit do të jetë fusha e lëvizshme, e cila lejon përdorimin e një fushe të dytë për të luajtur, dhe akomoduar ndeshje të futbollit amerikan çdo sezon.Sipas drejtorit te Populous, Christopher Lee, “firma ka qenë gjithmonë pioniere e teknologjive të reja”. Edhe pse firma pretendon se fusha e lëvizshme do të jetë e para në botë, ekzistojnë stadiume të tjera që përfshijnë fusha të ngjashme, sidomos në Dome Sapporo në Japoni, në Stadiumin e Universitetit Phoenix në SHBA, në Gelredome të Holandës dhe në Veltins-Arena në Gjermani.

 

 

Stadiumi do të jetë i veshur me panele metali me vrima dhe xham, ndërsa fusha do të jetë e hapur. Stadiumi do të zëvendësojë bazën aktuale të klubit në White Hart Lane, në veri të Londrës – me një dizajn gjithëpërfshirës.Kompleksi do të përfshijë një kinema, një hotel me 180 dhoma gjumi, një qendër për vizitorët, dyqane dhe kafe, ndërsa shtëpia e futbollit Warmington do të shndërrohet në muze interaktiv për historinë e klubit. Tri ndërtesat e vjetra që kufizojë aksesin në të do të hiqen dhe do të ndërtohet një një oborr publik i ngjashëm me shkallët e Trafalgar Square në Londrën.

 


Si pjesë e marrëveshjes, skema do të sigurojë 579 shtëpi të reja dhe një qendër shëndetësore në komunitet, të projektuar nga Morrison dhe aleatët e firmës në Londër. Dizenjot do t'i paraqiten këshillit vendor Borough of Haringey të Londrës për leje ndërtimi në javët e ardhshme. Stadiumi pritet të hapet në gusht të 2018 në kohë për sezonin e 2018/19 të klubit.


Më të lexuarat