Pllakat e fasades te bera nga materiale ekologjike
Studioja e arkitekturës Bureau de Change ka prodhuar një sërë pllakash duke përdorur Thames Glass, një biomaterial i krijuar nga guaska midhjesh.
Harrison, një studente nëCentral Saint Martin's, krijoi bio-xhamin e saj duke përdorur guaska të grimcuara të midhjeve quagga në kombinim me rërën lokale dhe hirin e mbeturinave të drurit.
Themeluesit e Bureau de Change kanë punuar me Harrison për të eksploruar nëse ky material mund të përdoret për të krijuar një veshje miqësore me mjedisin për ndërtesat. Së bashku ata kanë krijuar një sërë pllakash fasade xhami të derdhur.
Thames Glass ka potencialin për t'u bërë një material i qëndrueshëm i veshjes në të ardhmen, tha Mavropoulos. Xhami si material është tashmë i qëndrueshëm, pasi është pafundësisht i riciklueshëm, tha ai.
Thames Glass ofron një alternativë edhe më të qëndrueshme, sepse përdor mbetjet lokale. Mavropulos beson se eko-xhami mund të ketë një të ardhme të vërtetë në arkitekturë, edhe pse do të kishte sfida.
Natyra e punuar me dorë e bio-xhamit do të thotë se çdo pllakë është unike në ngjyrë dhe përfundim, dhe papërsosmëritë janë të zakonshme. Do të ishte e vështirë të testohej dhe të certifikohej për sa i përket sigurisë dhe qëndrueshmërisë.