Secondary Adv

Suitat futuriste lundruese me energji diellore

Share on Google+

A keni ëndërruar ndonjëherë që dita juaj në plazh të mos përfundonte me perëndimin e diellit? Që të mund të shkoni dhe të flini pikërisht mbi ujë? Atëherë, futuni në një “Pearlsuite”, suitat futuriste lundruese të dizenjuara nga Pierpaolo Lazzarini i Lazzarini Design Studio.

Dizajni konceptual përkon me disa platforma rrethore që të sjellin në mendje UFO-t, por, në vend që të qëndrojnë pezull në ajër, ato notojnë në sipërfaqen e ujit. Çdo njësi përfshin të gjitha kushtet si një dhomë hoteli dhe furnizohet 100% me energji diellore, duke krijuar energji të mjaftueshme për ajër të kondicionuar, ndriçim, ftohje dhe shumë pajisje të tjera.

 

Pearlsuites janë krijuar për Jet Capsule, një markë italiane për me vizionin për të sjellë në mënyrë të qëndrueshme nivelin e luksit të udhëtimit rrugor apo ajror, edhe në ujë. Nga versioni kryesor me shumë specifika i Pearlsuites, deri te versioni më i thjeshtë dhe i hapur për klubet e plazhit, ky koncept synon të prezantojë një aspekt krejt të ri në turizimin bregdetar.

 

Suitat lundruese do t’i jepnin mundësi resorteve të plazhit që të bënin atë që dukej si e pamundur: të krijojnë ose të zgjerojnë numrin e dhomave të tyre brenda pak javësh, me zero emetime të karbonit, zero infrastrukturë dhe zero tokë të zënë, të gjitha me një kosto të ulët të implementimit. Njësitë janë të personalizueshme dhe, nëse shumë prej tyre ankorohen të grumbulluara së bashku, mund të bëhen si një resort i madh lundrues.

Çdo Pearlsuite ka një diametër prej 7 metrash dhe ofron 1 metër zonë ku mund të ecësh përreth, në varësi të versionit të dizajnit. Ato janë të ndërtuara rreth një guaske kryesore, e cila lidhet me trupin rrethor. Hapësira e disponueshme ofron mundësinë për të ruajtur burime dhe sisteme shtesë të energjisë.

 

Përveç kësaj, suitat mund të pajisen me një sistem stabilizues xhiroskopi ose me një gjenerator hidrogjeni për të prodhuar energji, duke bërë të mundur që energjia elektrike të jetë e disponueshme pavarësisht nga moti.

 

Për sa i përket lëvizshmërisë, suitat mund të pajisen gjithashtu me një motor elektrik që i mundëson atyre lundrimin me 6 milje në orë, nga pika A në B, dhe më pas të pozicionohen vetë, falë një sistemi të avancuar pozicionimi GPS dhe autopilot.

 

Imagjinoni të udhëtoni në këtë mënyrë deri te një bar lundrues ose të takoheni me miqtë tuaj që ndodhen në një suitë tjetër. / My Modern Met

/Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/suitat-futuriste-lundruese-me-energji-diellore/)


Më të lexuarat