Duke parë avancimin me ritme të shpejta të teknologjisë, e gjitha kjo ishte një çështje kohe. Pas bluzëve, syzeve, orëve inteligjente po mbërrijmë tek çorapet inteligjente. Një zhvillues ka krijuar corape të cilat jo vetëm që nuk lejojnë dëpërtimin e ujit, por e mbajnë këmbën të thatë edhe pas djersitjes që shakton shputa.
Corapet e quajtura Five Water Socks janë të përbëra nga një material, i cili përmban molekula hidrofobike, që lejojnë që corapet të jenë rezistente ndaj ujit, lëngjeve të frutave dhe madje edhe shurupit.
Çorapet janë krijuar nga sipërmarrësi Jaspreet Singh në Detroit, SHBA. Ideja erdhi pasi ai u lodh nga të pasurit këmbët gjithmonë të lagështa ndërsa vraponte jashtë . Ai tha se çorapet e tanishme janë të papërshkueshme nga uji dhe kanë tendencë të mos shkaktojnë djersitje të tepërt në këmbë, ndërkohë që e thithin atë. Këto corape të reja do të ndrihmojnë sportistët që ti mbajnë këmbët e thata, kur janë duke luajtur sport apo thjesht për një shëtitje jashtë.
Këto çorape janë të dizajnuara që të duken si corape standarde pambuku, por ajo që i bën të vecantë është materiali i pajisur me fibra hidrofobike të quajtura “Rain Armor”. Ndërkohë që do të jenë tepër të lehta për tu pastruar, pasi materiali rezistent nuk lejon depërtimin e njollave apo papastërtive. Sipas zhvilluesit, corapet do të thahen 50 për qind më shpejt se çorape normale prej pambuku dhe nuk do të mbajnë erë edhe pasi janë veshur disa herë.
Z. Singh tha: "Corapet tradicionale thithin ujin, duke i bërë këmbët më të rrezikuara ndaj sëmundjeve për shkak të lagështisë dhe papastërtisë”. Për momentin, zhvilluesi i tyre , Z. Singh është duke u përpjekur për të mbledhur fonde në faqen e financimeve online Kickstarter që të nisë prodhimin në masë. Corapet priten të kushtojnë vetëm 22 dollarë, nëse jeni të interesuar të keni një palë corape të tilla, thjesht mund ta porosisni në faqen online.