Secondary Adv

Maldivet po ndertojne nje qytet ishull lundrues

Share on Google+

Studio e arkitekturës Waterstudio po zhvillon një qytet lundrues që i përgjigjet me efikasitet kërcënimit të rritjes së deteve në Maldive.

 

Projekti, i cili u krijua në bashkëpunim me pushtetin vendor, ndodhet në një lagunë me ujë të ngrohtë vetëm disa minuta larg kryeqytetit të Maldives.

Ky "qytet ishull" i parë në llojin e tij përbëhet nga 5000 njësi lundruese, duke përfshirë banesa, restorante, biznese dhe shkolla, me kanale që kalojnë mes tyre në një model të ngjashëm me koralin e trurit.

Banorët pritet të fillojnë të lëvizin në kompleks në fillim të vitit 2024 ndërsa i gjithë qyteti do të përfundojë deri në vitin 2027.

Qyteti lundrues i Maldiveve shërben si fillimi i një epoke të re në të cilën banorët e zonës kthehen në oqean përmes ndërtimeve lundruese të qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin.

Projekti i sapo zbuluar përmban një rrugë unike të frymëzuar nga natyra dhe sistem kanalesh uji. Kështu kompleksi projekton dhe stimulon rritjen e koraleve duke krijuar ekosisteme blu mbi dhe nën sipërfaqen e detit.

Arkitektët e Waterstudio dhe zhvilluesit Dutch Docklands parashikojnë metropolin lundrues si një strukturë të gjeneratës së ardhshme që balancon qëndrueshmërinë dhe jetueshmërinë.


Më të lexuarat