
Microsoft HoloLens mund te ekzaminoje trupin e njeriut
Në fillim të këtij viti Microsoft prezantoi syzet e realitetit virtual të quajtura ‘HoloLens’, përmes së cilave objektet e paraqitura në formë të imazheve holografike do të dukeshin si objekte reale.
Syzet HoloLens bashkojnë botën dixhitale (hologramet me definicion të lartë) me atë reale. Microsoft ende nuk e ka konfirmuar se kur do të nisë prodhimi i HoloLens, por në një video të saj të publikuar kohët fundit, kompania ka zbuluar më shumë rreth asaj se si ajo funksionon.
Studentët e mjekësisë janë duke përdorur HoloLens për të mësuar më shumë rreth anatomisë njerëzore, duke shikuar llojë të veçanta të frakturave apo shqyrtimin e zemrës. Kjo është vetëm një nga mënyrat e shumta në të cilat firma e teknologjisë beson se pajisja do të revolucionarizojë mësimin, lojrat dhe argëtim në shtëpi.
Videoja u pubilikua nga Microsoft në bashkëpunim me Case Western Reserve University (CWRU). “Ne kemi mësuar anatominë njerëzore në të njëjtën mënyrë për njëqind vjet”, tha Barbara Snyder, presidentja e CWRU.Studentët mund të marrin trupin e një njeriu dhe të shikojnë ilustrime mjekësore dy-dimensionale". Mësuesit janë duke kombinuar metodat tradicionale me syzet HoloLens për të ndihmuar studentët që të shikojnë shtresat e ndryshme të trupit.
Një shembull tjetër se si HoloLens mund të ndihmojë studentët është një imazhi virtual i një skeleti të ndarë nga sistemi i enëve të gjakut dhe muskujt. Nëpërmjet HoloLens cdo student mund të lëvizë në diagram seksionet e ndryshme të pjesëve të trupit, të cilat janë të theksuara dhe kanë shënime.
HoloLens u zbulua në janar dhe përdor imazhe holografikë. Megjithatë, Microsoft nuk ka zbuluar saktësisht se si ajo e bën këtë. Syzet HoloLens gjithashtu përmbajnë një aparat fotografik për të lejuar përdoruesin të bashkëveprojë me imazhe holografike.
Muajin e kaluar, Microsoft zbuloi se si Minecraft mund të luhet duke përdorur HoloLens gjatë një demo-je të treguar në YouTube, në të cilin tregohet një qytet holografik duke u ndërtuar me tulla virtuale. Loja mund të luhet në çdo sipërfaqe dhe syzet HoloLens lejojnë njerëzit të luajnë së bashku në një mënyrë krejtësisht të re. Për të treguar teknologjinë HoloLens në audiencë, u përdorën disa kamera speciale për të shfaqur pamje live.
Microsoft ka partneritet edhe me NASA për të përdorur këtë teknologji në hapsirë. NASA dhe Microsoft kanë prezantuar projektin Sidekick, një eksperiment të ri që synon të sjellë imazhe holografike Microsoft-it për astronautët në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Astronautët ISS do të përdorin Sidekick në dy opsione të ndryshme: Remote Expert Mode and Procedure Mode.
Remote Expert Mode përdor Skype, për të ndihmuar astronautët në bordin e stacionit të hapësirës që të komunikojnë me operatorët në terren, tha NASA. Duke përdorur HoloLens, ata në terren do të jetë në gjendje për të parë se çfarë astronautët janë duke parë dhe do të jenë të pajisur më mirë për të dhënë udhëzime, veçanërisht për detyrat më të komplikuara, si eksperimentet dhe riparime.
Më të lexuarat








