Secondary Adv

Polonia prezanton rrjetin e transportit urban elektrik

Share on Google+

Daniel Czyszczon ka propozuar një rrjet transporti publik me automjete të vogla elektrike të quajtur Flowee.

 

Propozimi Flowee i Czyszczon riimagjinon autobusin tradicional si një automjet urban kompakt elektrik me një kapacitet prej 14 pasagjerësh, duke përfshirë edhe ndenjëset e aksesueshme.

Bazuar në një sistem me rrota me dhëmbëza, në të cilin pjesë të shumta lëvizëse punojnë së bashku si një mekanizëm i vetëm, koncepti i Czyszczon përfshin një seri rrugësh rrethore ku automjetet lëvizin nëpër shina që ndërlidhen me rrugët fqinje.

Kjo do të thotë që pasagjerët mund të transferohen drejtpërdrejt nga automjeti në automjet për të përfunduar udhëtimin e tyre.

Kur kërkohet, çdo orbitë mund të përshtatet për tu kujdesur për rrjedhën e trafikut brenda çdo distrikti. Czyszczon projektoi konceptin për qytetin e Kraków, Poloni, si një alternativë ndaj transportit publik tradicional.

Flowee është një koncept për një automjet urban elektrik si një alternativë e qëndrueshme ndaj mjeteve klasike të transportit publik.


Më të lexuarat