×
Secondary Adv

Australia do te ndertoje nje ndertese me forma te ngjashme si te Beyonce

Share on Google+

 

Teknologjia dhe arkitektura kanë treguar që kur bëhen bashkë nuk njohin kufij, sidomos kur gjejnë një frymëzim të përbashkët! Në Melbourne të Australisë do të ndërtohet një ndërtesë vërtet e vecantë. Por ajo që e bën edhe më të vecantë këtë ndërtesë është forma e saj e pazakontë. Duket se firma projektuese është frymëzuar nga format dhe linjat e përsosura të këngëtares së famshme Beyonce.

 

 


Një studio arkitekturore australiane "Elenberg Fraser" ka fituar projektin për të ndërtuar një kullë shumëkatëshe  226 metra të lartë në Melbourne, e cila do të ketë formën e linjave të yllit të pop-it, Beyonce. Lajmin e bën të ditur revista britanike Dezeen, e njohur në profilin e arkitekturës.

 


Kulla e re do të ketë një sërë kthesash dhe harqesh të dizajnuara për ta bërë atë të jetë e mundur strukturalisht efikase, por nga ana tjetër ndërtesa do të jetë edhe referencë e një nga videove muzikore të Beyonce. Pra, përveç muzikës, Beyonce është e famshme dhe për linjat e saj trupore,  të cilat duken se kanë vënë në lëvizje edhe mendjet e arkitektëve australianë.

 


Projekti për ndërtesën shumëkatëshe është frymëzuar sidomos nga linjat e këngëtares në klipin e këngës "Ghost", pjesë e albumit me të njëjtin titull që ylli i pop-it ka publikuar në vitin 2013. Ndërtesa do të ngrihet në anën perëndimore të stacionit qëndror të Southern Cross dhe do të jetë e para gjë që njerëzit do të shohin sapo të dalin në rrugë.

 


Sipas studios së projektimit, e gjithë ndërtesa do të vlerësohet si një vepër arti se sa shkencë, ndaj edhe zgjedhja është bërë e tillë. E gjithë ndërtesa do të ketë 68-kate. Projekt është miratuar në fund të muajit maj dhe do të ketë një strukturë të përcaktuar. Ajo do të përmbajë 660 apartamente, dhe një hotel me 160 dhoma.

 


Projektimi do të lejojë që forma komplekse t’u përgjigjet kufizimeve dhe të dhënat do të përdoren për të zhvilluar formën unike, e cila do të bymehet në pika të ndryshme rreth fasadës së jashtme. Sipas Elenberg Fraser, forma e kullës gjithashtu do të reagojë ndaj klimës, erës dhe kufizimeve të veçanta të fasadës.


Më të lexuarat