Tulle ekologjike Wienerberger - nje produkt miqesor ndaj mjedisit
-Ndërgjegjësimi për rëndësinë e ruajtjes së natyrës për mbijetesën e njerëzimit
Dhjetëvjeçarët e industrializimit intensiv dhe progresit teknologjik kanë lënë një efekt të zgjatur në shtëpinë tonë të përbashkët, planetin Tokë. Ndotja e mjedisit vërehet kudo. Ujë të pijshëm ka gjithnjë e më pak. Ndryshimet mjedisore janë më dramatike.
Megjithatë ndërgjegjësimi për rëndësinë e ruajtjes së natyrës për mbijetesën e njerëzimit, po i përshkon gradualisht të gjitha strukturat e qytetërimit bashkëkohor.
-Ndërgjegjësimi mjedisor Wienerberger dhe produktet organike
Në kompaninë Wienerberger, përpiqemi gjithashtu që ta ndihmojmë ruajtjen e natyrës. Prodhimet tona janë bërë nga materiale krejtësisht natyrore: argjilë, rërë dhe tallash, pa ndonjë aditiv artificial.
Në procesin e prodhimit, ne përdorim gazin si një burim energjie i pranueshëm për mjedisin. Me përmirësimin e vazhdueshëm të procesit të prodhimit që e ul konsumin e energjisë, ne i ndihmojmë kështu zvogëlimit të ngrohjes globale. Në fund, pas përfundimit të kohëzgjatjes së produkteve tona, ato mund të riciklohen pa efekte të dëmshme anësore.
Kliko mbi logo per kontaktet e kompanisë Wienerberger - TONDACH