Secondary Adv

ESA parashikon se kur dielli do zhduke planetin tone

Share on Google+

Anija kozmike Gaia e Agjencisë Evropiane të Hapësirës (ESA) ka bërë një parashikim rrëqethës se dielli ynë është pothuajse në gjysmë të jetëgjatësisë së tij.

 

Kur të arrijë në fund, ai do të bymehet dhe do të zhdukë planetin tone, por të dhënat nga anija sugjerojnë se kjo nuk do të ndodhë për të paktën pesë miliardë vjet të tjerë.

Gaia përcaktoi se dielli është rreth 4.57 miliardë vjeç dhe duke identifikuar masën dhe përbërjen e tij, pajisja vlerësoi se si dielli do të evoluojë në të ardhmen.

Rruga drejt rënies së tij fillon rreth moshës 10 deri në 11 miliardë vjeç kur bëhet një gjigant i kuq dhe rritet ndjeshëm në madhësi me shpejtësi. Për momentin, dielli konsiderohet 'me moshë mesatare' dhe është i qëndrueshëm pasi bashkon hidrogjenin në helium.

Gaia ndodhet rreth 930,000 milje nga Toka dhe mbart dy teleskopë për të dokumentuar galaktikën, së bashku me studimin e yjeve për të parashikuar të ardhmen e tyre.

Dhe megjithëse njerëzit kanë besuar prej kohësh se dielli së shpejti do të gëlltisë Tokën në tërësi, të dhënat më të fundit të ESA e vënë në fund këtë frikë.

Të paktën dy miliardë vjet më vonë, dielli do të fillojë të ftohet dhe do të rritet në madhësi në më shumë se dyfishin e asaj që është sot.


Më të lexuarat