Planeti i vendosur 100 vite dritë nga Toka, është i mbuluar plotësisht nga një shtresë e trashë uji, e ngjashme me disa nga hënat e Jupiterit dhe Saturnit.
Ajo është pak më e madhe në madhësi dhe masë se Toka dhe ndodhet mjaft larg nga ylli i saj për të mbështetur jetën.
TOI-1452 b, një ekzoplanet që rrotullohet rreth njërit prej dy yjeve të vegjël në një sistem binar të vendosur në konstelacionin Draco, u zbulua nga një ekip ndërkombëtar studiuesish.
Ishte teleskopi hapësinor i NASA-s TESS, i cili vëzhgon të gjithë qiellin në kërkim të sistemeve planetare afër tonit, ai që i vuri studiuesit në gjurmët e ekzoplanetit.
Një sinjal nga TESS tregoi një rënie të lehtë të shkëlqimit çdo 11 ditë, duke i lejuar astronomët të parashikojnë ekzistencën e një planeti rreth 70% më të madh se Toka.
Ylli pritës i ekzoplanetit TOI-1452 është shumë më i vogël se dielli ynë dhe është një nga dy yjet me madhësi të ngjashme në sistemin binar. Nëpërmjet vëzhgimeve të mëtejshme, astronomët ishin në gjendje të vërtetonin se TOI-1452 b rrotullohet rreth TOI-1452.