Secondary Adv

inxhinieret krijojne beton nga gomat e ricikluara

Share on Google+

Inxhinierët në Universitetin e Institutit Mbretëror të Teknologjisë (RMIT) kanë arritur të zëvendësojnë 100% të agregateve konvencionale në beton.

 

Sipas ekipit, ky beton i ri, më i lehtë dhe më miqësor ndaj mjedisit plotëson standardet e forcës që kërkohen nga rregulloret e ndërtimit dhe redukton ndjeshëm kostot e prodhimit dhe transportit, gjë që duhet t'i japë një shtysë të re ekonomisë qarkulluese.

Deri më tani, përpjekjet për të zëvendësuar të gjitha agregatet me gomë kanë rezultuar në betone të dobëta që nuk përmbushin standardet e kërkuara.

Studimi i fundit i RMIT ka zbuluar tani një proces prodhimi për beton strukturor, të lehtë por të fortë, në të cilin agregatët e trashë janë zëvendësuar tërësisht nga llastiku i gomave të përdorura të makinave.

Sipas studimit ky proces prodhimi do të sjellë përfitime mjedisore dhe ekonomike.

Meqenëse një pjesë e madhe e betonit tipik është agregat i trashë, zëvendësimi i gjithë kësaj me llastik të përdorur të gomave mund të reduktojë ndjeshëm konsumin e burimeve natyrore dhe të adresojë sfidën kryesore mjedisore se çfarë duhet bërë me gomat e përdorura.

Li gjithashtu ndan se betoni më i gjelbër dhe më i lehtë mund të ulë ndjeshëm kostot e prodhimit dhe transportit.


Më të lexuarat