
Mercedes E-Class 2017 do te jete makina me hi-tech e ndertuar ndonjehere
Mercedes E-Class mund të jetë makina më hi-tech e ndertuar ndonjëherë, me çdo gjë, që nga një mënyrë e re vetëdrejtimi, me artopolante që mbrojnë dëgjimin tuaj në rast aksidenti, e deri tek komunikimi me makinat e tjera për t'ju paralajmëruar për probleme në rrugë. Makinat e reja priten të dalin në shitje pranverën e ardhshme.
Mercedes Benz ka zbuluar karakteristikat hi-tech të makinës së saj më të re, E-Class. Inovacionet e shumta në paketën e re të ndihmës së shoferit do të mundësojë drejtimin gjysëm-automatik, kur rrugët janë të lira, në autostrada dhe në trafikun e qytetit, si dhe nëpërmjet një aplikacioni mobile makina do të mund të lëvizë në hapësirat e ngushta të parkimit, si dhe do të mundësojë lehtësimin e frenimit për të zbutur situatat e rrezikshme.
Makina e re nga Mercedes Benz do të ofrojë komunim me makinat e tjera për të lajmëruar shoferin nëse ka një rrezik të mundshëm në rrugë apo ka ndodhur ndonjë aksident. Kjo do të thotë se shoferi do të marrë një paralajmërim në rast rreziku.
Përvec kësaj E-Class do të ofrojë shpejtësi automatike në kombinim me COMAND Online, opsioni funksional për limitin e shpejtësisë. Nëse nga sistemet e navigimit një rrugë ka kufizime shpejtësie p.sh. në Gjermani 50 km / h në qytete apo 100 km / h në rrugët e vendit, opsioni do të ofrojë uljen e shpejtësisë. Gjithashtu makina do të ofrojë frenim automatik, ky sistem do të ndihmojë shoferin të frenojë në situata të menjëhershme përplasje.
Kur shoferi kyen qëllimisht ose instinktivisht një manovrim në një situatë të rrezikshme, E-Class ka një funksion që mund të ndihmojë duke llogaritur pikërisht drejtimin e timonit dhe drejtuar gomat e makinës.
Makina mund të mbyllet nëpërmjet një celësi mobile. Gjithashtu në të do të ketë edhe airbags të cilët nëse makina do të jetë afër një aksidenti, ato do të hapen menjëherë, përpara se makina të përplaset dhe pasagjeri apo drejtuesi të dëmtohet. Një opsion inteligjent është edhe PRE-SAFE Sound: i cili bën të mundur mbrojtjen e veshëve të pasagjerëve nga zhurma në rast të një përplasje.
Megjithëse kjo nuk do të thotë së makina do të jetë tërësisht më vetëdrejtim në autostrada si edhe nuk do të jetë në gjendje të ketë një distancë të saktë pas veturave të ngadalshme, ajo gjithashtu mund të ndjekë makinat e tjera në të njëjtën korësi në një shpejtësi nga 0 e deri në 200 km / h. Kjo mund të lehtësojë shoferin, i cili nuk e ka domosdoshmërisht të nevojshme që të veprojë më frenat apo pedalet gjatë një drejtimi normal.
Thomas Weber, kreu i Grupit të Kërkimit dhe Zhvillimit të makinave Mercedes-Benz tha se: "Ne jemi duke bërë një hap të madh në rrugën e makinave më drejtim autonom. Risitë që do të jenë në dispozicion të E-Class do të ofrojnë në të ardhmen siguri, lehtësi dhe rehati në një nivel tërësisht të ri”.
Makinat e reja do të jenë të mbushura me sensorë, duke përfshirë një kamera shumëfunksionale, radarë me vetërregullim, sensorë testimi, sensorë ultrasonik, si dhe një kamera 360°. Kombinimi i të dhënave nga sensorët do të bëjë të mundur analizimin e situatave komplekse të trafikut, duke zbuluar rreziqet e mundshme në rrugë, si dhe do të ofrojë një sërë funksionesh të tjera sigurie, duke e bërë Mercedes E-Class, makinën më hi-tech të ndërtuar ndonjëherë.
Më të lexuarat








