×
Secondary Adv

10 kompani te suksesshme te cilat kane nisur si dicka teresisht ndryshe

Share on Google+

Nuk është e pazakontë që kompanitë të ndryshojnë atë që ato ofrojnë me kalimin e kohës. Kur kompania rritet, ajo ka më shumë burime që të kuptojë se çfarë dëshiron konsumtori – ose cilat janë nevojat e tyre.

 

 

Starbucks ndoshta nuk shiste ëmbëlsira dhe kapucino, kur ishte vetëm një dyqan i vogël në tregun Seattle Pike Place, por tani ata janë në dispozicion në shumicën e vendeve në botë dhe ofrojnë gjithcka. Ka edhe kompani që kanë filluar të prodhojnë një gjë në fillim dhe përmes rregullimeve dhe zhvillimit të teknologjisë kanë filluar prodhimin e diçkaje tjetër. Më poshtë do të lexoni një listë më 10 kompani të njohura që kanë ndryshuar tërësisht mallin e tyre në një pikë të caktuar në historitë e tyre. Ndryshe nga Starbucks, e cila kurrë nuk u ndal së shituri kafe, këto kompani gjatë kalimit të viteve e ndryshuan tërësisht fokusin e prodhimit të tyre.

 

10. Potbelly ka nisur si një dyqan antikesh

 

Ju mund të keni dëgjuar për Potbelly, ekskluzivitet amerikan të sanduiçve  ‘mom & pop charm’. Faktori kryesor që ka kontribuar në këtë bukuri është dekori i Potbelly. Çdo vend është i pajisur me gjëra të tilla si lëkurë, libra, globe, aeroplanë të vegjël, etj.  Dikush mund të mendojë se kjo ishte një strategji e menduar nga drejtuesit, duke e bërë ambjentin sa më interesant dhe komod, por në të vertëtë ky është një tipar i mëparshëm i shoqërisë.
Potbelly u hap në vitin 1977 si një dyqan antikesh në Lincoln Park të Çikagos. Pas disa vitesh pune, ai dhe gruaja e tij vendosi që tu ofronin konsumatorëve dicka për të ngrënë në mënyrë që të rrisnin shitjet e tyre. Pasi ndodhte rëndom që koleksionistët e lodhur, largoheshin për të ngrënë dhe nuk ktheheshin më. Sanduiçët dhe biskotat përfundimisht fituan epërsi ndaj antikeve dhe në vitin vitin 1996, Bryant Keil bleu kompaninë dhe së bashku me ekipin e tij, ai përhapi Potbelly në të gjitha shtetet. Ai që dikur ishte një vend për të blerë antike dhe ndoshta për të ngrënë një proshutë dhe djathë tani është një nga dyqanet më të suksesshme të sanduiçit.

 

9.Abercrombie & Fitch ishte fillimisht një dyqan mallrash sportivë

 

Në këtë rast, produkti final është mjaft i ngjashëm. Abercrombie ka bërë një transformim mbresëlënëse. David T. Abercrombie, në 1898, hapi një dyqan të vogël në Manhatan të quajtur "Abercrombie Co" Pas një kohe të gjatë, në vitin 1904 avokati mbrojtës Ezra Fitch, bleu një pjesë të madhe të kompanisë dhe ajo i dha emrin e saj aktual.  Edhe pse Abercrombie shiti aksionet e tij në 1907, dyqani ishte po aq i suksesshëm deri në 1910, kur pronarët hapën një dyqan dymbëdhjetë-katësh në Madison Avenue në Nju Jork. Të përfshira ishin disa pista qiteje dhe një shkollë golfi. Në 1939, Abercrombie dhe Fitch ishte dyqani më i madh i pajisjeve sportive në botë. Tani, më shumë se njëqind vjet më vonë, A & F është i njohur për veshjet e saj për adoleshente , ku modelet e veshje janë kryesisht të zhveshura.

 

8. Sears filloi si një dyqan orash

 

Sears ishte dikur një prej departamenteve më të mëdha të dyqaneve të Amerikës. Ajo ka shitur çdo gjë që nga frigoriferët, e deri tek pjesët për motorë me çmime të përballueshme. Por, para rënies dhe ngritjes së këtij shitësi ‘titanik’, ajo dikur ishtë ishte vetëm një dyqan i vogël që shiste orë me postë. Themeluar në vitin 1886 nga Richard W. Sears, kompania ishte menduar që të shiste orë për njerëzit të cilët e porosisnin.  Në vitin 1887, Sears punësoi Alvah C. Roebuck si një orëndrëqës në mënyrë që klientët jo vetëm të blejnë, por edhe ti rregullojnë ato.  Në vitin 1889, Sears shiti biznesin e tij, por mbajti modelin në mendje. Ai filloi një tjetër mënyrë biznesi, i cili në 1893 erdhi në jetë i njohur si Sears. Kompania u zgjerua shpejt duke ofruar një gamë të gjerë të mallrave me çmime të ulëta. Modeli në katalog i lejoi ata që të fitojnë pjesën më të madhe të tregut ku njerëzit nuk kishin qasje në dyqanet e shitjes me pakicë.  Në 1925 kompania Sears hapi pikën e parë të shitjes me pakicë, gati tridhjetë vjet pasi ajo u krijua. Këto dyqane u populluan shumë shpejt, duke u bërë të pranishme pothuajse në çdo qendër tregtare në Amerikë.


7. Lysol ishte fillimisht një formë “kontraceptivi”

 

Në fillim të shekullit 20, forma aktuale dhe efektive e kontracepcionit, të tilla si prezervativët dhe diafragmat, ishin jo vetëm të shtrenjta, por edhe të kontrolluara nga industria mjekësore. Edhe pse nuk ishte emërtuar zyrtarisht një formë e kontrollit të lindjes, Lysol u tregtua si një formë e interpretueshme me produkt të "higjienës femërore", që do të thotë se gratë mund  të besojnë se duke përdorur Lysol do të parandalojnë shtatzëninë e mundshme. Për shkak të mungesës së informacionit në lidhje me shëndetin seksual, ata e besonin atë. Në vitin 1953, cresol në formulë u zëvendësua me orto-hydroxydiphenyl, dhe Lysol u detyrua që të ofrojë produkte për pastrim. Pavarësisht nga kjo, Lehn dhe Fink vazhduan të tregtonin produkte të higjenës. Edhe pse ata tani shesin dezinfektues, jo shumë kohë më parë, ata i rekomandonin sprai konsumatorëve që të qëndronin të bukur dhe të pastër.

 

6. 3M ishte dikur një kompani minierash

 

Shitjet e 3M kanë pikun e tyre në dhjetor, dhe jo sepse njerëzit njerëzit kanë dëshirë që të vendosin shënime për Krishtlindje, por sepse ngjitësja është e nevojshme për paketimin e dhuratave. Për shumicën e njerëzve, një vështrim në logon e kompanisë ndoshta sjell kujtime të tjera. Por kompania nuk ka prodhuar gjithmonë shirita ngjitës. Fillimisht, ishte një kompani e vogël minierash , e cila filloi  në Minesota në vitin 1902. Pesë themeluesit e kompanisë donin të minonin Crystal Bay, pranë Orono, për një mineral të quajtur zmeril. Megjithatë, minerali nuk ishte fitimprurës, kështu që ata shpejt e braktisën përpjekjen, por mbajtën emrin akoma. Në 1925 kompania filloi të prodhojë ngjitëse. Tani 3M është një element kryesor në prodhim, por njëqind vjet më parë, ajo ishte vecse një kompani miniere.

 

5. Old Spice ishte fillimisht për femrat

 

Në një nga fushatat më të suksesshme të reklamave të të gjitha kohërave me mbi 50 milion shikime në YouTube, Old Spice shfaqet si “The man your man could smell like”. Old Spice ishte fillimisht një produkt kozmetik për gratë . Për herë të parë kompania u themelua në 1937, i pari produkt Old Spice u quajt  si “Old Spice për gratë”. Megjithëse pasardhësi i tij mashkull goditi tregun vetëm një vit më vonë.

 

4. National Geographic më parë ka qënë vetëm një gazetë shkolle

 

Revista që ne të gjithë e njohim për profilin e saj super të lartë, fotot polikromatike  dhe informacionet shkencore që jep gjithmonë, dikur ka qënë vetëm një gazetë e vogël që dilte në qarkullim çdo tre muaj. Më 27 janar të 1888 u themelua në Uashington Shoqëria National Geographic, për “rritjen dhe përhapjen e njohurive gjeografike”. Antarët e përfshirë në të ishin  juristë, shkencëtarë, ushtarakë, mësues, hartografë, dhe financues të cilët dëshironin të nxisnin zbulimin, shpikjen, ndryshimin dhe komunikimi masiv.


3.BMW ishte fillimisht një kompani aeroplanësh

 

E themeluar në vitin 1916, me bashkimin e Rapp Engine Works dhe Otto Aircraft Works, Bavarian Motor Works, apo BMW, ishte fillimisht një kompani avionësh. Ndër të tjera, kompania i ka mundësuar avionët luftarakë gjermanisë  në Luftën e Parë Botërore. Por pas luftës, në të cilën Gjermania humbi, Traktati i Versajës ndaloi prodhimin e avionëve në Europën Qendrore. BMW u kthye në prodhimin e llojeve  të tjera të motorrëve, dhe filloi të prodhojë motocikletat. Motocikletat BMW janë ende shumë të lakmuara, por jo si automobilat e tyre, të cilat janë një simbol ndërkombëtar i pasurisë. Makina e parë e bërë nga BMW ishte e vogël, 315 DIXI. Edhe pse BMW-ja është e njohur për motorrët e fuqishme, është e vështirë të imagjinohet se kompania dikur ka ndërtuar avionët, dhe jo vetëm kaq, por avionët luftarakë me qëllim që të mposhte një vend evropian në luftë.

 

2. Cosmopolitan nuk ka publikuar gjithmonë këshilla për femrat

 

Në ditët e sotme, Cosmopolitan, zakonisht i referuara si Cosmo, është një revistë për gratë e reja që duan të zbulojnë disa këshilla në lidhje me raportin e tyre seksual. Por ka qenë një kohë kur revista Cosmopolitan në fakt ishte mjaft e rafinuar. Fillimisht e quajtur Cosmopolitan Magazine, publikimi është shtypur për herë të parë në 1886 si një revistë e modës, dekorit shtëpiak, gatimit, dhe interesave të tjera të vendit. Kur Schlicht & Field, kompania botuese e Cosmo-së, falimentoi në vitin 1888, revista u shit tek Joseph Neqton Halock dhe u kthye në një revistë letrare. John Brisben Walker më shumë se një vit më vonë, në 1889, zgjeroi përmbajtjen për të përfshirë tregime të shkurtra dhe reportazhe udhëtimi, me një theks të veçantë në reformën sociale dhe atë të arsimit. Kjo vazhdoi deri në vitin 1965, kur Haley Gurley Brown, autor i seksit dhe vajzë, morën revistën dhe ajo u bë Cosmo e ditëve të sotme.

 

1.Ka një arsye të fortë pse Coke® (Coca Cola) dhe Coke shkruhen njësoj.


Coca-Cola është pija më popullore në botë. Duke parë si Coke, Pepsi, dhe RC kanë shije pak a shumë të njëjtë, popullariteti i madh mund të jetë për shkak se Coca-Cola është më pak problematike? Coca-Cola është vetëm e shijshme dhe shkon veçanërisht me ushqimet e shpejta. Por kur ajo u zbulua, Coca-Cola erdhi e përzier me kokainë. Pija është frymëzuar nga kokteji i një pasanikut  me verë të ëmbël dhe kokainë, e cila është bërë për herë të parë në Francë. Duke vënë në dukje tendencën, Dr John Pemberton në Atlanta, të Gjeorgjisë filloi prodhimin në shtëpi, dhe së shpejti kompania e tij vazhdoi të rritej. Por për shkak të përmbajtjes së pijeve dhe ligjeve, produkti i tij u bë i paligjshëm. Për të anashkaluar ligjin, Pemberton krijoi një shurup, jo-alkolik dhe të ëmbël për të shkuar me kokainën.  Edhe pse sot ne të gjithë e pimë Coca-Cola, gati njëqind vjet më parë ishte më patjetër një pije alkoolike për të rritur.


Më të lexuarat