Kompania Walt Disney ka zbuluar planet e saj për ndërtimin e Shanghai Disneyland, duke treguar më shumë detaje që deri më sot kishin mbetur sekret. Tema magjike e parkut do të shfaqë plot atraksione për fëmijët dhe karakteristika argëtuese duke përfshirë kështjellën më të madhe në një park Disney.
Kryetari dhe CEO i Disney, Bob Iger zbuloi një model për parkun të klasit botëror, gjatë një prezantimi në Qendrën e Expo Shanghai. “Ne po ndërtojmë diçka vërtetë të veçantë këtu në Shangai që jo vetëm tregon më të mirë e Disney, por gjithashtu feston dhe përfshin trashëgiminë tepër të pasur të Kinës për të krijuar një lloj destinacioni që do të kënaqë dhe do të argëtojë njerëzit e Kinës dhe brezat që do të vijnë, "tha Iger.
Toka e fantazive është e frymëzuar nga filmat e animuar Disney, Kalaja Enchanted do të jetë shtëpia e tregimeve më e madhja e bërë në ndonjë park. Mickey Avenue është hyrja e parë kryesore në një park Disney dhe do të jenë e frymëzuar nga personalitetet si Mickey Mouse dhe miqtë e tij.Parku do të kushtojë 55 miliard dollarë dhe do të përfshijë dy hotele, qëndrën tregtare të Disney dhe zonën argëtuese Star Park. Parku është vendosur që të hapet pranverën e vitit të ardhshëm.
Parku nuk do të ketë vetëm një zonë ndërkombëtare tregtare, por do të ketë restorante, dhe një zonë argëtuese që do të quhet Disney Town, teatrin më të madh të Walt Disney dhe shtëpinë e prodhimin Disney për fëmijë ‘Mbreti Luan’(Lion King). Të ftuarit do të jenë në gjendje që të kalojnë nëpërmjet kopshtit piktoresk në qendër të resortit, të quajtur Wishing Star Park, përpara se të mbyllin ditën e tyre.Ndërmarrja e përbashkët mes Disney dhe partnerit të saj Shanghai Shendi Group shpreson që të zgjerojë trashëgiminë 60-vjeçare të parqeve Disney rreth globit.