Secondary Adv

Restorantet me te mira ne bote, ne te cilat duhet te shkoni te pakten njehere ne jete

Share on Google+

Dëshironi të kaloni një natë romantike apo të hani një darkë të qetë me partnerin apo partneren tuaj në një vend ndryshe nga të tjerat, që të jetë tërësisht i veçantë dhe t’ju ofrojë një eksperiencë të papërjetuar më parë?

 

Nëse po, më poshtë po ju paraqesim disa nga restorantet më të mira në botë dhe që do t’ju mahnisin, sidomos me ushëimin. Disa prej tyre janë me të vërtetë mbresëlënëse dhe mund të cilësohen si vende ideale edhe për të realizuar një dasmë të paharruar.


Restoranti Al Mahara, Dubai 

 

Al Mahara, ndodhet brenda hotelit luksoz Dubai Burj Al Arab, dhe mendohet ka ushqimin më të mirë të detit në Dubai. Restoranti ka një dhomë ngrënie të rrethuar ng një akuarium mahnitës, kështu që klientët mund të shikojnë peshkaqenë, peshqin, etj.


Restoranti “Alice in Wonderland”, Moskë

 

Restoranti ndodhet në katin e 16 të një ndërtese në Moskë. I quajtur si “Alice in Ëonderland”. Në restorant të shërbehen ushqëime tipike ruse, madje edhe shumë të shijshme, si havjar dhe  zhardhok këpurdhash. Restoranti u rendit në vendir e 23 në listën e këtij viti me 50 restorantet më të mira në botë.

Restoranti El CELLER de Can Roca në Girona, Spanjë

 

Numërin 1 në këtë listë, nga 100 restorantet më të mira në botë e zë, El CELLER de Can Roca në Girona, Spanjë. Vendi ku është restoranti tregon një “R” me tre “këmbë”, secila paraqet tre vëllezërit Roca, që kanë bashkuar aftësitë e tyre të ndryshme. Restoranti është drejtuar nga të tre vëllezërit Roca që formojnë treshen e përsosur: një kryekuzhinier, një kuzhinier pasticerie, dhe një sommelier (specialist verërash). Ky është restorant katalanas shërben gjithçka. Është më i miri në botë.


Peter Luger, New York, SHBA

 

Peter Luger është një ndër restorantet më të famshme në Neë York City që nga fundi i shekullit të 19-të. Në një mjedis të këndshëm, restoranti Brooklyn - i cila ka një yll Michelin - shërben biftek zgare tradicional  dhe pranon ende vetëm para në dorë.

 

Can Majó, Barcelonë, Spanjë

 

I vendosur përgjatë plazhit në Barcelonë, ky restorant ka një menu të pasur më ushqim deti të freskëta, duke përfshirë Paella e preferuar spanjolle: oriz me ushqim deti dhe chorizo.


Mani, Sao Paulo, Brazil

 

Mani është i vendosur në një një shtëpi private në periferi të Jardim Paulistano e Sao Paulo. Restoranti është i rehatshëm dhe me këmbë në tokë, por është konsideruar si një nga restorantet më të mira në botë. Ajo renditet në vendin e 41 në listën e këtij vitime 50 restorantet më të mira në botë.


Sukiyabashi Jiro, Tokio, Japoni 

 

Restoranti Sukiyabashi Jiro ( me specialitet sushi-n) u bë i njohur pasi u shfaq në dokumentarin "Dreams Jiro e Sushi" dhe pas darkës së Presidentit Obama atje me kyeministrin japonez. Do të hani një darkë me tre yje Michelin- një restorant  i vendosur në bodrumin e një ndërtese biznesi. Një vak do t’ju zgjasë vetëm rreth 30 minuta dhe shpenzimet nën 300 dollarë; Sushi përgatitet nga një mjeshtër kuzhinie.

 

Sierra Mar, Kaliforni, SHBA

 

Restoranti është i vendosur në krye të një shkëmb me pamje nga Oqeani Paqësor, Sierra Mar në Ranch Inn Post në Big Sur, Kaliforni, ofron një darkë romantike me pamje nga oqeani, dritare të medha prej xhami, ndricim romantik dhe  një listë verë me çmime relativisht të mira.


D.O.M., Sao Paolo, Brazil

 

Kuzhinieri Atala eksploron dhe shfrytëzon përbërësit dhe produktet braziliane, në veçanti ato të pyllit të Amazonës, dhe DOM është shpallur si restoranti më i mirë i Amerikës së Jugut për katër vite rresht.Ndërsa në listën e këtij viti është rënditur i 9 nga 50 restorantet më të mira në botë.


Ithaa, Atollet Alifu Dhaalu, Maldive

 

Restoranti është pjesë e "Conrad Maldives Rangali Island Resort", dhe është një nga eksperiencat më të shijshme në botë. Kapaciteti i tij mjaftohet në 14 persona, pasi restoranti ka një hapësirë vetëm 45 m². Është projektuar dhe ndërtuar nga Μ.J. Murphy dhe ka hapur dyert e tij për herë të parë në Prillin e 2005-ës. Ndërsa për sa i përket emrit Ithaa, do të thotë "nëna e margaritarëve" në gjuhën "Dhivehi", që flasin në Maldive. Ky është restoranti i parë botëror i klasit të parë komplet xham. Hapësira 16×30 ft ka një kapacitet maksimal prej 14 njerëzish dhe ushqimi varion në kosto nga 120,00 në 250,00 dollarë për person. Hoteli rekomandon bërjen e rezervimeve deri në 14 ditë perpara.


Më të lexuarat