Secondary Adv

Projekti i kulles me nje fasade zinxhir ne Gjermani

Share on Google+

J. Mayer H. Architects zbulon një ndërtesë të lartë të sapo përfunduar në Gjermani të quajtur "Zipper" RKM 740 Tower. 

 

Projekti është ndërtuar në përgjigje të një rritjeje të vazhdueshme të densitetit urban të zonës, në Düsseldorf-Heerdt.

Arkitektura merr formë me një fasadë unike prej metali me vrima, një perde e cila shërben për të hijezuar ambientet e brendshme.

Fasada është projektuar së bashku me konsulentin e fasadave Ebener, dhe karakterizohet nga lakimet e saj të buta dhe modeli si zinxhir, kjo lëkurë hapet dhe mbyllet në mënyrë strategjike sipas orientimit të ndërtesës.

Ekipi shpjegon: Në anët lindore, jugore dhe perëndimore të ndërtesës, guaska e valëzuar hapet bujarisht duke ofruar gjithashtu hije dhe mbrojtje nga era.

Në anën veriore fasada është e mbyllur për të siguruar izolim të zërit nga trafiku. Ashtu si një zinxhir, kalimet midis hapur dhe të mbyllur janë graduale dhe lejojnë përshtatje fleksibël gjatë procesit të zhvillimit gjatë viteve.

14 katet e sipërme paraqesin një përzierje jetike të formave të ndryshme të banimit që rezulton në hapësira banimi transparente, të mbushura me dritë, me tarraca bujare, ballkone dhe kopshte në çati.

 


Më të lexuarat