×
Secondary Adv

Brenda hotelit me pese yje ne qiell!

Share on Google+

 

Të fluturosh me klasin e biznesit, ky është luks për shumicën e njerëzve - por në qoftë se ju do t’ju jepej ky shans, atëherë është e drejtë të thuhet se Qatar Airways mund të jetë e vetja linja ajrore më e mirë për ta bërë atë.

 

 


Kompania ka fituar çmimin si Klasi më i Mirë i Biznesit në Botë për dy vite rresht. Këto foto janë brenda avionit të ri A350, që fluturon nga Londra në Singapor. Vetë udhëtimi është si të bësh pushime. Luksi nis që nga salla e pritjes për fluturim e deri kur hipni në këtë gjigand të qiellit, ku do do të shijoni disa pushime të këndshmë në qiell.

 


Por nëse doni të dini se cili është kuptimi i vërtetë i luksit, shihni këto foto brenda një avioni të Qatar Airways. Sistemi i avionit A350 është pothuajse i gjithi me prekje, intuitiv dhe me definicion të lartë, si edhe përmban programacionet më të fundit. Vendet e klasit të biznesit mund të rregullohen vetëm më shtypjen e një butoni. Fluturimi nga Heathrow në Singapor është vërtet një ëndërr, nëse dëshironi ta prekni, mos humbisni më kohë.

 


Aty cdo kush mund të pijë një gotë shampanjë ose verë. Gjithashtu cdo pasagjer ka kabinën e tij ku mund të flejë i qetë dhe pa ju bezdisur prania e një personi të dytë përkah jush. Nëse ju keni nevojë për dicka tjetër mjafton që të shtypni vetëm një buton dhe shërbimi do t’ju vijë në moment.

 


Çdo pasagjer ka privatësinë e tij dhe ekrane ku mund të shohë cdo gjë, si edhe një bord ngrënie të cilësisë së lartë, ku mund të konsumoni cdo gjë që dëshironi, një sallatë të freskët me karkaleca deti, bizele apo një supë me nenexhik, pulë dhe thjerrëza, si edhe fruta, qershi apo bajame, etj.Sistemi argëtuese i klasës së biznesit është po ashtu me definicion të lartë, ekrane me touch dhe shumë intuitive. Klasa  e biznesit ka një ndricim perfekt me LED i cili të inkurajon për të fjetur dhe pastaj për tu zgjuar ngadalë, ashtu sikurse edhe lindja dhe perëndimi i diellit.

 


Airbus A350 ka kabina private: Pasagjerët kanë sistemin e tyre argëtuese dhe kabina e tyre mund të shëndërrohet në një krevat. Aeroplani është avioni më i ri i llojit të saj, madje menjëherë do ta vini re arredimin e sofistikuar të brendshëm që përcakton ndjesinë e luksit. Vendet kanë një format 1-2-1 në klasën e biznesit, kështu që të gjithë kanë qasje të drejtpërdrejtë në rresht. Mos humbisni më kohë...shkoni dhe bëni disa pushime në qiell!


Më të lexuarat