×
Secondary Adv

Apple dhe Samsung po krijojne nje version te ri te kartave SIM

Share on Google+

Karta SIM mund të jenë një gjë e së shkuarës. Apple dhe Samsung po punojnë për të nxjerrë në “pension” kartën SIM, kështu siç e njohim ne sot. Madje shumë shpejt do të kemi një skedë për t‘u vendosur në telefon dhe për t’u lidhur me një operator.

 

Apple dhe Samsung janë në bisedime të avancuara me GSMA - Shoqata që përfaqëson industrinë e telekomit mobile - për të zëvendësuar kartat e zakonshme SIM me një e-SIM.Anne Bouverot, shefe ekzekutive e GSMA, tha për Financial Times se shoqata me qendër në Londër është duke arritur një marrëveshje për të prodhuar një SIM të standartizuar në pajisje.Teknologjia ka gjasa të jetë e ngjashme me Apple Sim, skedës për iPad, që të jep mundësinë të zgjedhësh planin e dëshiruar nga ato të operatorëve të disponueshëm.


Sipas TechSpot, ndryshe nga Apple, e-SIM do të fiksohet në një smartphone ose tabletë, kjo do të thotë nuk do të kemi më nevojë për vend për kartën SIM.

 

Për të krijuar e-Sim, përveç Apple dhe Samsung, po marrin pjesë dhe operatorë të ndryshëm mes të cilëve Vodafone, Telefonica, Hutchison Wampoa, Orange, Deutsche Telecom, Etisalat, dhe AT&T. Ky standard i ri i jep mundësinë klientit të një operatori të kalojë tek konkurrenti, pa patur nevojë të ndërojë skedën. Në teori, mund të ndryshosh kompaninë sipas nevojës, duke zgjedhur ofertat e momentit.

 

Specifikimet teknike përfundimtare ende nuk janë konfirmuar, por gjenerata e ardhshme e telefonave mund të vijë me një e-SIM të integruar brenda tyre. Por burime të GSMA kanë thënë se: “Me shumicën e operatorëve në bord, plani është që kjo teknologji e re të të përdoret në pajisjet e konsumit në 2016”. Kanë kaluar pothuajse 25 vjet që nga krijimi i kartës SIM, e cila ndihmoi në revolucionarizimin e industrisë mobile. Dr Markus Kuhn nga Universiteti i Kembrixhit më parë ka thënë se ditët e kartave SIM janë të numëruara dhe që përdoruesit shumë shpjet do të mund të përdorin fjalëkalime ose kode QR ose bar kodet 3D - për të hyrë në rrjetet mobile.


Ai beson se duke zëvendësuar kartën SIM me fjalëkalime apo softuere shtesë do ta bënte më të lehtë për konsumatorët qe të bëjë më shumë gjëra nga një telefon i vetëm. Konsumatorët nuk do të pengohet nga procesi i komplikuar i kalimit të numërave të telefonit në rrjete të ndryshme .Në aspektin e sigurisë, Dr Kuhn shpjegoi se kartat SIM janë gjithashtu të prekshme për tu sulmuar dhe se është koha për të kaluar tek password-et, sepse teknikat moderne kriptografike thotë se ato nuk duhet të jetë shumë të gjata.


Më të lexuarat