×
Secondary Adv

Qyteti vertikal i cili mund te akomodoje 25000 njerez

Share on Google+

Një grup arkitektësh kanë parashikuar se si do të duket një qytet i tërë brenda një kulle të vetme. Projekti për ndërtimin e qyteteve vertikale përmban një pamje tejet futuristike. Një kulle që qëndron në mes të detit dhe që mund të akomodojë mbi 25.000 njerëz në çdo kohë.

 


Ndryshe nga kullat tradicionale, të cilat janë të mbyllura, ndërtesa e re më 180 kate do të lejojë që bota e jashtme të  bëhet pjesë e brendshme e saj. Disa hapësira të mëdha gjashtëkëndore në anët e kullës, do të lejojë rrezet e diellit dhe shiut që të ushqejë jetën bimore brenda saj.Projekti i guximshëm është mbikëqyrur nga Luca Curci, një arkitekt me bazë në Bari të Italisë. “Ne kemi kërkuar për të futur një qasje të re në arkitekturën e qyteteve bashkëkohore - ideja e projektit është se kulla mund të ndërtohet kudo”, shtoi Curci.

 


Shumica e kullës do të jetë e mbushur me hapësirë të gjelbër - por do të jetë edhe një vend i caktuar për zyra dhe banorë. Nëse kulla 18 katëshe do të ndërtohet, ajo do të jetë e gjatë rreth 750 metra. Brenda saj do të ketë një hapësirë të gjelbër prej mbi 200.000 metra katrorësh, duke përfshirë sheshin edhe kopshtin publik në krye të ndërtesës.Themelet do të ndërtohet në tabanin detar, kjo do të thotë se një numër i madh katesh do të jetë nën ujë. Mendohet që në këtë pjesë do të jenë zonat teknike, si parkimi, SPA, qendrat e meditimit, palestra dhe hotele me dhoma luksoze.

 


Projektuesit parashkikojnë se qytetit vertikal do të arrihen nga uji, toka dhe ajri. Bodrumet rrethore do të jetë të pajisur me porta të jashtme dhe të brendshme me tre hyrje. Anijet e mëdha do të ankorohen në pjesën e jashtme, ndërsa anijet anijet private të vogla do të lundrojnë së bashku me në vetë ndërtesën. Një urë gjysmë e përmbytur gjithashtu do të lejojë këmbësorët, makinat dhe transportit publik që lidhë qytetin në pjesën ujore, ndërsa një fushë helikopteresh do ta lidhe atë me transportin ajror.

 

 

Edhe pse nuk ka një qytet të veçantë në mendje për të ndërtuar kullën, arkitekti pretendon se projekti është më i përshtatshëm në Lindjen e Mesme - afër qyteteve të tilla si Doha, Abu Dhabi dhe Dubai. Ndërtesa është projektuar të jetë krejtësisht e pavarur nga energjia, pasi nëpërmjet paneleve fotovoltaike diellore të vendosura në çati do të arrihet të grumbullohet sasia e nevojshme. Cdo gjë mendohet të jetë ekologjike.


Më të lexuarat