Secondary Adv

Solares: Mite vs Fakte rreth Paneleve Diellore Fotovoltaike

Share on Google+

SOLARES

A do të shkatërrojnë panelet fotovoltaike çatinë tuaj? A do të pushojnë së punuari pas vetëm disa vitesh?

 

Le të ndajmë disa mite për energjinë diellore nga faktet që tregojnë se përdorimi i energjisë diellore është një investim i madh.

1 Mit - "Panelet fotovoltaike shkatërrojnë çatinë".

Fakt - Instalimet e paneleve fotovoltaike nuk shkaktojnë dëmtime të çatisë.

Instaluesit e Solares marrin masa paraprake të kujdesshme për të parandaluar ndonjë

dëmtim të çatisë suaj, duke përfshirë inspektimin e çatisë për t'u siguruar që është në gjendje të mirë dhe mund të përballojë një instalim.

 

2 Mit - "Panelet fotovoltaike funksionojnë vetëm për disa vjet."

Fakt - Solares ofron garanci reale pasi është e vetmja sot në Shqipëri,qe ka partneritet zyrtar nga fabrika BISOL e cila ka produkt të certifikuar 100% Made in EU.

 

3 Mit - "Panelet fotovoltaike nuk funksionojnë në mot me re."

Fakt - Panelet fotovoltaike prodhojnë energji elektrike edhe në mot me re. Ata nuk prodhojnë aq shumë sa në ditët me diell, por është treguar se gjenerojnë deri në 25% të çfarë prodhojnë në një ditë me diell.

 

4 Mit - "Nuk ka kuptim të instaloni panele diellore fotovoltaike nëse jetoni në një klimë me dëborë."

Fakt - Hulumtimet kanë treguar se panelet fotovoltaike mund të gjenerojnë me sukses energji elektrike edhe në klimat me dëborë. Panelet diellore vendosen në pozicione që t'u bjerë dielli dhe zakonisht në pjerrësi, kështu që bora shkrihet dhe rrëshqet.

 

Welcome to Solar Era

Kliko mbi logo per kontaktet e kompanisë Solares

SOLARES


Më të lexuarat