NASA ka arritur të marrë një imazh fotografik të pjesës së tokës të ndricuar nga dielli, nga një largësi prej 1.6 milion kilometrash.Imazhet mahnitëse, të cila fokusohet në Amerikë, janë marrë nga Observatori i Klimës në Hapësirë (DSCOVR).
NASA ka publikuar ditën e djeshme imazhin e parë të Tokës, në anën e ndricuar nga dielli. Pra kjo është Toka nga një distancë prej një 1.6 milion kilometrash, imazhi i cili është hapur nga një aparat shkencor i NASA-as në bordin anijen DSCOVR.
Ajo tregon efektet e diellit të shpërndara nga molekulat e ajrit, duke i dhënë imazhit një ngjyrë më karakteristika të kaltëra. Imazhi blu nga Toka u kap falë një kamere polikromatike (Earth Polychromatic Imaging Camera). Dhe imazhi përfundimtar është krijuar nga kombinimi i tre fotove të veçanta për të treguar Tokën në detaje të pabesueshme, ashtu sikurse ne nuk e kemi parë kurrë më parë.Kamera fillimisht kap një seri prej 10 imazhesh duke përdorur filtra të ndryshme me ngjyra - nga ultravjollcë në infra të kuqe, dhe më pas nxjerr një version përfundimtar.
“Ky është imazh i parë i marrë nga DSCOVR, dhe tregon përfitimet unike e të rëndësishme të Tokës nga vëzhgimi i saj nga hapësira," tha Administratori i NASA-s Charlie Bolden.Si një ish-astronaut ai ka qenë i privilegjuar për të parë Tokën nga orbita, “Unë dua që të gjithë të jenë në gjendje ta shikojnë dhe të vlerësojmë planetin tonë si një sistem të integruar në të cilin të gjithë duhet të bashkëveprojmë për ta mbrojtur”.
Ai shtoi se shpreson që sateliti do të ndihmojë që çdo njeri të monitorojë Tokën, dhe të kuptojë se si planeti ynë përshtatet në sistemin diellor.Detyra kryesore e satelitit është që të monitorojë erën diellore, e cila duhet të ndihmojë në përmirësimin e parashikimeve të kërkuesve shkencorë NOAA, në stuhitë gjeomagnetike që mund të prishin rrjetet e energjisë dhe infrastruktura të tjera në tokë.