
Syri bionik kuron verberine, shkencetaret sherojne per here te pare shikimin e nje 80-vjecari
Një implant revolucionar i ka rikthyer shikimin një njeriu në Britani, dhe kjo falë syrit bionik. Ray Flynn, 80 vjec, nga Audenshaw i Mancesterit, është bërë pacienti i parë në botë që ka marrë një retinë artificiale për të parandaluar dëmtimin makular të lidhur me moshën (AMD), shkaku më i zakonshëm i problemeve të shikimit në Mbretërinë e Bashkuar.
Kirurgët në Spitalin Mbretëror të syve në Manchester, i kanë vendosur pacientit një çip në pjesën e pasme të syrit, në një procedurë vetëm katër-orëshe. Pasi ai u diagnostikua me AMD tetë vjet më parë shikimi i zotit Flynn u përkeqësua në mënyrë progresive, derisa ai arriti të bëhej totalisht i verbër.
Tani procedura që kushton 114.000 euro, i ka dhënë atij përsëri vizionin e të parit, duke e lejuar që të lexojë një gazetë, pa xham zmadhues për herë të parë ndër vite. Kirurgët kanë plane që këtë operacion ta realizojnë në shumë pacientë gjatë muajve të ardhshëm për të treguar se ajo mund të jetë funksionale tek cdo individ. Ata shpresojnë që sistemi do të jetë në dispozicion, pasi humbja e shikimit në Britani prek më shumë se 500.000 njerëz, e lidhur kryesisht me moshën. Kjo ndodh kur qelizat mes retinës dëmtohen, duke humbur totalisht shikimin.
Një protezë retinale, e quajtur ndryshe “sy biotik”, që merr fuqi nga drita, është zhvilluar nga shkencëtarët e “Stanford University” në Kaliforni. Proteza e përdorur aktualisht te pacientët, e merr ushqimin nga një bateri. Instrumenti i ri, përbëhet nga një palë syze speciale, që dërgojnë rreze infra të kuqe në sy. Kjo ushqen protezën dhe dërgon "informacionin" e duhur, që mund të ndihmojë një pacient të shohë. Të sëmurët me degjenerimin makular dhe me retinën pigmentoze të vdekjes së qelizave, mund të zbulojnë dritën në sy.
Ndërkohë që impiantet retinale stimulojnë nervat prapa syve, duke ndihmuar shumë pacientë për të shikuar. "Për arsye të protezës fotovolatike që është e hollë dhe pa tel, procedura kirurgjike është shumë më e thjeshtë se në qasjet e tjera të protezës së retinës. Ky impiant i integruar plotësisht premton rikthimin e vizionit të dobishëm për pacientët e verbuar nga sëmundjet degjenerative të retinës".
Sistemi bionik punon duke transferuar imazhe video, të kapur nga një aparat fotografik në syze të posaçme, në impulse elektrike që mund të lexohen nga truri. Sinjalet elektronike dërgohen me valë falë një grupi elektrodash të vendosura mbi qelizat e dëmtuara në pjesën e pasme të retinës. Impulset stimulojnë qelizat e mbetura në retinë, duke rezultuar në perceptimin e modeleve të dritës në tru. Pacienti pastaj mëson që të interpretojë këto modele vizuale për të rimarrë disa funksione vizuale.
Z. Flynn tha se ai është duke i marrë gjërat ngadalë, falë përdorimit të sistemit ai po përfiton nga jeta e tij e përditshme. “Sistemi i tij është ndezur për herë të parë më 1 korrik, dhe testet treguan se ai mund të shikojë portretin e njerëzve dhe objekteve të tjera.Profesor Paulo Stånga, okulist konsulent në Spitalin Mbretëror të Syrit në Manchester, ka thënë: “Progresi i z Flynn me të vërtetë është mbresëlënës. Ai mund të shikojë portretin e njerëzve dhe objekteve. Implant retinal Argus II është përdorur më parë në 130 pacientë me sëmundje të rralla të syit si pigmentoza e retines, etj. Megjithatë, këto pacientë, ndryshe nga z Flynn, nuk kishin vizion periferik.
Sistemi i ri është menduar që të jetë i pari në botë që kombinon shikimin artificial dhe natyror, me imazhet elektronike në qendër të syrit. Profesor Stånga tha se ai shpreson se sistemi mund të përdoret për pacientët me probleme të tjera. Por ai shtoi gjithashtu se shkencëtarët nuk kanë gjetur një mënyrë se si ta përdorin atë tek pacientët të cilët kanë qenë të verbër që nga lindja.
Më të lexuarat








