Projekti i kulles me tre struktura te bashkuara ne Kine
Studio arkitekturore RSHP ka zbuluar dizajnin e saj për një kullë në Shenzhen, e cila ka 2 kulla zyre me xham në krahë të një kulle qendrore betoni.
E quajtur Qendra e Shërbimit të Integruar të Inovacionit Shenzhen-Hong Kong, ndërtesa do të jetë 212 metra e lartë.
Rrokaqielli 45-katësh ka 2 krahë zyre me xham të rregulluar në të dyja anët e një kulle qendrore betoni. "Mega trasses" të vendosura në çdo kat të 12 të ndërtesës do të mbështesin krahët e zyrës për të lejuar pamje të pandërprerë nga muret me xham të plotë.
Një qendër shëndetësore dhe zyra për kompanitë shtetërore janë planifikuar për nivelet më të ulëta të kullës, ndërsa nivelet e mesme deri në më të larta do të përmbajnë hapësira për zyra tregtare me tarraca të gjelbra.
Ana jugore e kullës do të lidhet me një podium me 6 kate, i cili do të përdoret si një qendër tregtare dhe kulturore. Struktura e xhamit me dy lartësi do të mbështetet nga kolona të holla.
Hyrja e kullës do vendoset brenda podiumit në nivelin e rrugës. Sipas RSHP, kulla do të jetë plotësisht e ajrosur në mënyrë natyrale, ku 10% e fasadës së xhamit do të jenë dritare të hapshme.
RSHP pret që ndërtesa të arrijë certifikimin e qëndrueshmërisë me tre yje të Kinës, ekuivalent me LEED Gold.