Secondary Adv

Toka rrezikon te perballet me nje zhdukje masive

Share on Google+

Toka përballet me një zhdukje masive deri në vitin 2100 që mund të zhdukë më shumë se një të katërtën e biodiversitetit botëror, paralajmëron një studim i ri. 

 

Shkencëtarët australianë dhe evropianë kanë zhvilluar një 'Tokë virtuale' për të planifikuar më mirë zhdukjet globale të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Rezultatet tregojnë për humbjen e 10% të të gjitha specieve bimore dhe shtazore deri në 2050, duke u rritur në 27% deri në fund të këtij shekulli.

Shkencëtarët fajësojnë 'mbi-shfrytëzimin e burimeve', ndryshimin e përdorimit të tokës, mbikorrjen, ndotjen, ndryshimet klimatike dhe 'pushtimet biologjike'.

Akademikët thonë se planeti tashmë ka hyrë në ngjarjen e 6 të zhdukjes masive, e nxitur nga aktiviteti njerëzor dhe ndryshimet klimatike. Sipas listës së kuqe të Bashkimit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, më shumë se 42,100 specie kërcënohen me zhdukje.

“Fëmijët e lindur sot dhe që jetojnë në të 7 e tyre mund të presin të dëshmojnë zhdukjen e mijëra specieve bimore dhe shtazore, nga orkide të vogla dhe insektet më të vogla te kafshët ikonike si elefanti dhe koala”, tha profesori Bradshaw.


Më të lexuarat