2023 pritet nga studiuesit te jete viti me i nxehte
Viti i ardhshëm parashikohet të jetë viti i dhjetë radhazi në të cilin temperaturat globale do të jenë të paktën 1.8 °F (1 °C) mbi nivelet para-industriale.
Temperatura mesatare globale për vitin 2023 parashikohet të jetë 1.2°C mbi mesataren për periudhën para-industriale (1850-1900), pretendon Met Office.
Studiuesit e Met Office thonë se 2023 mund të jetë një nga vitet më të nxehta të Tokës në histori, megjithëse nuk ka gjasa të arrijë një rekord të vendosur 6 vjet më parë.
Në 2016, temperaturat globale ishin 1.28C mbi nivelet para-industriale, shifër që ka qenë vazhdimisht e lartë që atëherë.
Studiuesit e Met Office pretendojnë se viti 2023 mund të jetë ende një nga vitet më të nxehta të Tokës në histori, pjesërisht për shkak të mungesës së modelit të motit ftohës 'La Niña'.
La Niña ndodh kur erërat më të forta ekuatoriale, që fryjnë nga lindja në perëndim, ulin temperaturën e sipërfaqes së detit në pjesën lindore ekuatoriale të Oqeanit Paqësor qendror.
Për vitin e ardhshëm Met Office po parashikon një temperaturë mesatare globale midis 1,08°C dhe 1,32°C, me një vlerësim qendror prej 1,2°C mbi mesataren për periudhën paraindustriale.