Bota ne mes te krizes globale te ruajtjes se te dhenave
Sfera e të dhënave mendohet të rritet me 300% në vitin 2025 dhe nuk ka hapësirë të mjaftueshme në cloud për të mbajtur shumën marramendëse.
Paralajmërimi i ashpër vjen nga shkencëtarët në Universitetin Aston, të cilët po përpiqen të zhvillojnë një plan që nuk përfshin ndërtimin e më shumë serverëve që aktualisht përdorin 1.5% të energjisë elektrike në botë çdo vit.
Për të trajtuar këtë problem, ekipi po zhvillon teknologji të re për të siguruar sipërfaqe me kanale më pak se 5 nanometra në gjerësi, rreth 10,000 herë më të vogla se gjerësia e një floku të njeriut.
Raporti tregon se zetabajtët e vlerësuar (ZB), një masë e kapacitetit të ruajtjes dixhitale, në 2019 ishte vetëm 45 ZB, por deri në 2025 do të rritet në 175 ZB. Një zetabajt është e barabartë me një trilion gigabajt.
Rritja dramatike është e pashmangshme dhe Derry dhe ekipi i tij shpresojnë të gjejnë një zgjidhje përpara se të mbarojë koha.
Të dhënat tregojnë një rritje të madhe mes 2019 dhe 2020, nga 41 ZB në 64,2 ZB, për shkak të njerëzve që punojnë nga pajisjet personale prej bllokimeve që mbyllën zyrat. IDC gjithashtu parashikon që 80% e të dhënave globale do të jenë të pastrukturuara deri në 2025.