Darke mes peshqeve ne restorantin me te bukur nenujor ne bote!
Gjashtë metra nën sipërfaqen e Oqeanit Indian, një klub nate nënujor është shndërruar në një restorant të pasur që lejon klientët të shikojnë se cfarë ata konsumojnë.
I njohur si Subsix, ai gjendet në Niyama në Maldive. Restoranti ndodhet 6 metra nen nivelin e Oqeanit Indian dhe të drekosh tek ai restorant, duhet të futesh brenda me më shumë se 2.000 €. Vende të lakmuar pranë dritareve prej xhami të lejojnë që të shikosh më shumë se 90 lloje koralesh dhe peshqish që banojnë në det.
Ka një shans të mirë që peshqit papagall, ngjalat Moray dhe peshqit flutur të notojnë nëpër shkëmbinj nënujorë me ngjyra, ndërsa vizitorët konsumojnë ushqimet e tyre. Dhe në qoftë se ata janë me fat, mund të shikojnë edhe një breshkë deti Hawksbill. Por, para se të zbresin në botën nënujore, turistët duhet që të shkojnë me skaf deri në Subsix. Pasi të keni arritur, një shkallë madhështorë tri-shtresore do ti cojë vizitorët nën nivelin e detit, ku restoranti do t’ju ofrojë një pamje magjepsëse. Me një arredim mbresëlënës, karrike dhe tavolina unike të cilat të tregojnë sikur ju jeni vërtet në fund të oqeanit.
Është e qartë që arredimi i restorantit është i frymëzuar nga jeta detare që e rrethon atë. Karriget janë të bëra me porosi dhe janë frymëzuar nga një anemonë detarë, ndërsa tavani është i veshur më guacka që shkëlqejnë dhe drita LED të jepin një pamje magjepsëse, sikur të ishte në një shtëpizë sirenash, si në filma.
Madje sikur të mos mjaftonte, në cdo tavolinë ka abazhurë në formën e koraleve, të cilët ndricojnë në një ngjyrë të lehtë në blu. Edhe pse më parë ishte i hapur vetëm drekë, pas një rinovim përgjatë kohëve të fundit të mbikëqyrurnga Poole Associates, restoranti me ushqim deti është tani në dispozicion për dasma ekspedita, dhe darka romantike, për të shijuar një gotë verë së bashku me peshqit të cilët notojnë përreth jush.