
Ja sa te ardhura kane disa nga kompanite teknologjike me te medha ne bote
Gjatë gjithë kohë jemi në kontakt me kompani të mëdha, që njihen në të gjithë botën. Dikush përdon një IPhone Apple, dikush blen në eBay, apo nëse jani përdorues të rregullt të kompjuterit, Microsoft është i pandashëm, apo Google, Yahoo, etj. Pra të gjithë cdo ditë janë në kontakt me këta gjigandë të teknologjisë, por a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se sa para fiton secila prej tyre!
Firmat më të mëdha të Wall Street-it, këtë të Hënë kanë deklaruar të ardhurat e tyre për tremujorin e dytë të 2015-ës. Ne kemi marrë një vështrim rreth asaj që kanë raportuar kompanitë më të mëdha amerikane të teknologjisë. Ka pasur mjaft surpriza tek sektori i teknologjisë. Për katër kompanitë, të ardhurat e tyre i kishin kaluar pritshmëtitë, ndërsa të tjera nuk mundën që të arrinin të ardhurat që pritnin. Sigurisht, këto nuk janë të vetmet masa që Wall Street është duke marrë, madje ka gjetur të dhëna të tjera që janë vertet shqetësuese. Një kompani ka humbur të ardhurat e saj në këtë tremujor.
Netflix Të ardhurat: 1.64 miliard dollarë
Të ardhurat neto: 26.3 milion dollarë
EPS: 0,06$
Aksionet e Netflix janë rritur f18% deri në 15 korrik, pasi kompania deklaroi se të ardhurat ishin në rritje. Aksionet e kompanisë u dyfishuan këtë vit, duke e bërë Netflix një nga antarët me performancë më të mirë në S&P 500. Kompania gjithashtu ka tejkaluar 65 milionë abonentë në këtë tremujor. Në një letër drejtuar aksionarëve, CEO i kompanisë, Reed Hastings i atribuohet “forcës në rritje” të programimit origjinal të Netflix si Grace dhe Frankie, Daredevil Marvel dhe Orange is the New Black.
Intel Të ardhurat: 13.2 miliard dollarë
Të ardhurat neto: 2.7 miliard dollarë
EPS: 0,55$
Intel ka befasuar Wall Street duke tejkaluar edhe të ardhurat e pritshme me 13.04 miliadë dollarë dhe me një EPS të pritshme prej 0.50 dollarësh. Surpriza ishtë se aksionet e kompansië u rritën shumë shpejt me 8% në bursë. Intel në tremujorin e parë ka arritur që të fitojë të ardhura neto rreth 2.7 miliard dollarë.
Google Të ardhurat: 17.7 miliard dollarë
Të ardhurat neto: 4.8 miliard dollarë
EPS: 6,99 $
Google mundi EPS e pritshme të saj prej 6,73 $, por grumbulloi më pak të ardhura sesa pritej, 17.79 miliad dollarë. Megjithatë, të ardhurat e larta, bënë që aksionet e kompanisë të rriten deri 14% . Google do të punojë për të kontrolluar shpenzimet, duke vazhduar që të ndjekur modelin “70/20/10” në drejtimin e kompanisë. Ky rregull tregon se 70% e kohës, parave dhe përpjekjeve të Google shkojnë drejt kompetencave bazë, 20% shkon drejt projekteve, dhe 10% shkon për projektet e tjera si lentet inteligjente të kontaktit apo balonat e internetit.
eBay Të ardhurat: 43.8 miliard dollarë
Të ardhurat neto: 931 milion dollarë
EPS: 0,76 $
Vetëm pak orë përpara se të shpallte të ardhurat, eBay arriti një marrëveshje për të shitur biznesin e tij të ndërmarrjeve për 925 milion dollarë. Biznesi do të shitet në një grup të udhëhequr nga firma private, Permira Funds and Sterling Partners. Të nesërmen eBay zyrtarisht përfundoi duke u ndarë nga PayPal-i, i cili filloi të operonte si një kompani e pavarur tregtare që nga 20 korriku.
IBM Të ardhurat: 20.8 miliard dollarë
Të ardhurat neto: 3.8 miliard dollarë
EPS: 3,84 $
Ndërsa IBM mundi EPS e pritshme të saj me 3,78, ajo grumbulloi më pak të ardhura se sa vlera e pritshme prej 20.95 miliard dollarësh. Sipas Wall Street Journal, kompania pati një rënie më 13% të të ardhurave gjatë këtij tremujori.
GoPro Të ardhurat: 420 milion dollarë
Të ardhurat neto: 50.7 milion dollarë
EPS: 0,35 $
GoPro ka tejkaluar parashikimet për të ardhurat e tij gjatë këtij tremujori, duke u rritur me 72% nga viti në vit. “Unë nuk mund të mos jem krenar për ritmin tonë agresiv të inovacionit”, tha në një deklaratë për shtyp themeluesi dhe CEO i GoPro, NicholasW. “Me futjen e Sesionit HERO4 dhe hero + LCD, ne kemi lancuar pesë kamera të reja në 10 muajt e fundit, klientët e rinj dhe ata ekzistues kanë kontribuar në rezultatet e forta në tremujorin e dytë”.
Microsoft Të ardhurat: 22.2 miliard dollarë
Të ardhurat neto: 6.4 miliard dollarë
EPS: 0,62 $
Microsoft në fakt i tejkaloi pritjet e Wall Street-it për të ardhurat e tij. Këto shifra përjashtojë blerjen e Nokias prej 7.6 miliard dollarësh, si dhe kostot e ristrukturimit që lidhen me shkurtimin e 7,800 punëtorëve. Përqëndrimi në këto dy objekte për Microsoft në fakt ishte një humbje operative prej 2.1 miliard dollarësh ose 0,40 $. Ndërkohë, shitjet e Windows dhe PC kishin rënë, ndërsa Xbox dhe të ardhurat e tjera u rritën në mënyrë sipërfaqësore.
Yahoo Të ardhurat: 1.04 miliard dollarë (ish-TAC)
Të ardhurat neto: 22 milion dollarë
EPS: 0,02$
Yahoo tejkaloi pritshmëritë e të ardhurave nga Wall Street, por humbi në të ardhurat e veta. Të ardhurat e kompanisë janë raportuar duke përjashtuar kostot e blerjes së trafiku (TAC) - të ardhurat e Yahoo paguan për kompani të tjera që të sillnin trafik në faqen e internetit. TAC për Yahoo ishte 200 milion nga 44 milion dollarë që ishte në TM2 të 2014-s. Ndërkohë, fuqia punëtore e Yahoo-së është ulur në 11,000 punëtorë të punësuar me kohë të plotë, që përfaqësojnë dy të tretat e forcës që kanë ekzistuar tre vjet më parë, në kohën që CEO Marissa Mayer mori detyrën.
Apple Të ardhurat: 49.6 miliard dollarë
Të ardhurat neto: 10.7 miliard dollarë
EPS: 1,85$
Të ardhurat dhe fitimet e Apple kaluan pritshmërit e kompanisë dhe kanë pasur një rritje mbresëlënëse respektivisht me 33% dhe 45%. Por kjo nuk ndikoi në Wall Street, pasi aksionet e kompanisë kanë rënë më shumë se 7% për shkak të shitjeve të iPhone. Edhe pse janë shitur 47.500.000 njësi iPhone (deri ne 35%) parashikimet kishin vendosur një rritje edhe më të madhe. Analistët kishin pritur 48.800.000 njësi të shitura, madje edhe më shumë se 50 milion njësi.
Më të lexuarat








