Apple peson renien me te madhe te shitjeve qe prej 2019
Në tre muajt e fundit të vitit 2022 shitjet e iPhonë ranë me 5% krahasuar me ato të vitit 2021.
Kjo për Apple ishte rënia më e madhe që nga viti 2019 dhe më e keqe nga sa pritej. Ky informacion erdhi pasi shumë firma paralajmëruan një rënie të të ardhurave dhe shkurtua stafin e punës, që ishte dyfishuar gjatë periudhes së pandemisë.
Shefi i Apple, Tim Cook tha se firma po lundronte në një “mjedis sfidues”. Ai fajësoi rënien e shitjeve për mungesën e furnizimit për shkak të ndërprerjes së Covid-19 në Kinë, ku prodhohen telefonat e tij.
Gjithashtu dobësinë e gjerë ekonomike që rrjedh nga rritja e çmimeve, lufta në Ukrainë dhe efektet e vazhdueshme nga pandemia. Apple tha se rënia e shitjeve ndodhi në të gjithë botën dhe goditi shumicën e produkteve të saj.
Shitjet e iPhone-ve të saj të njohur ranë me më shumë se 8%, dhe shitjet e kompjuterëve Mac ranë me 29%. Rënia goditi fitimet e firmës, të cilat ranë 13% në 30 miliardë dollarë (24 miliardë paund).
Në nivel global, numri i telefonave inteligjentë të dërguar u ul me 12% vitin e kaluar, sipas firmës së analizës së tregut Canalys.