×
Secondary Adv

Fshati qe ndricohet nga dielli vetem 6 muaj ne vit, ja cfare zgjidhje kane gjetur banoret!

Share on Google+

Për 6 muaj, qyteza e Rjukanit në Norvegji bie në errësirë për shkak të pozicionit verior gjeografik dhe një mali që i pengon çdo mundësi për dritë dielli. Por rreth dy vjet më parë banorët kanë bërë të mundur realizimin e një ëndrre 100-vjecare, për tu ndricuar edhe gjatë muajve të dimrit.

 


3500 banorët e fshatit Rjukanit mbeten në hije nga shtatori deri në mars, dhe kjo për shkak të bllokimit të diellit në sajë të maleve nga të cilat rrethohet. Ky fenomen në dukje është i mahnitshëm, por në fakt është mjaft i rrezikshëm pasi rrezet e diellit janë të nevojshme për shumë qëllime. Në vitin 2013 banorët kanë aplikuar një projekt thuajse 100-vjeçar për të ndriçuar lokalitetin e vogël me anë të pasqyrave.

 


Tre pasqyra gjigante të pajisura me sensorë që ndjekin lëvizjet e Diellit u vendosën në pjesën veriore të fshatit. Pasqyrimi i tyre ndriçon thuajse gjithë lokalitetin e vogël duke krijuar një “Diell artificial” për stinën e gjatë të dimrit në këtë pjesë të vendit skandinav. Pasqyrat e vendosur në malin përballe kanë si qëllim reflektimin e rezeve të diellit drejt sheshit kryesor të qytezës, për tu dhuruar fëmijëve një pistë patinazhi të ndriçuar me dritë diellore.

 


Projekti ka kushtuar rreth 835,000 dollarë dhe është vënë në punë kryesisht me energji diellore dhe atë të erës. Pasqyrat janë të lidhura me njëkompjuter në zyrat e komunës, i cili i lëviz ato në mënyrë që reflektimi të bjerë mbi qendrën e sheshit në çdo orë të ditës. Sam Eyde, njeriu që praktikisht e themeloi këtë qytezë kur ndërtoi fabrikën e tij hidroelektrike në Rjukan kishte dashur t'i instalonte këto pasqyra 100 vjet më parë, por teknologjia e kohës nuk ia kishte lejuar këtë ndërmarrje, dhe si kompensim ai ndërtoi një teleferik që ngjiste banorët në malin përballë qytezës për të marrë pakëz diell.

 

 


Ky nuk është rasti i parë i përdorimit të pasqyrave për përcjelljen e rrezeve të Diellit në rajone ku ato nuk hyjnë dot. E njëjta teknikë është përdorur më parë edhe në një fshat të vogël në veri të Italisë, me ndryshimin e vetëm se pasqyrat e vendosura atje janë të pajisura me sensorë që shoqërojnë lëvizjet e diellit në sistemin tonë.


Më të lexuarat