Secondary Adv

Panairi Nderkombetar i Mobilerise SHQIPERIA 2023, 16-19 Mars

Share on Google+

Albexpo Group organizon panairin e përvitshëm të mobilerisë Shqipëria 2023, i cili është programuar në kalendarin zyrtar të organizimit të panaireve.  

 

Panairi i Mobilerisë ka filluar me edicionin e parë në vitin 2004. Në harkun kohor 1995 – 2003, sektori i mobilierisë, përgjithësisht tregtar ka ekspozuar në panairet e përgjithshme, por me kalimin e viteve, 

 

kompanitë shqiptare e vlerësuan pjesëmarrjen në panaire, si pjesë shumë të rëndësishme të marketingut, e për rrjedhojë me shtimin e kërkesave për pjesëmarrje, u kalua në një panair të profilizuar vetëm për mobilerinë. 

 

Në vijueshmërinë e viteve, ky panair ka patur sukses, si në rritjen e numerit të ekspozuesve me perqasje të lamive të ndryshme të këtij sektori, kryesisht atij prodhues vendor e jo vendor, ashtu dhe në rritjen e të interesuarve si vizitorë nga vendi dhe rajoni. 

 

Këta mysafir kanë qënë përgjithësisht tregtarë të shumicës, studjo dizajni, arkitekt, ndërtues, hoteljer, administrator të ndryshëm në fushën e ekonomisë, sportit, kulturës, arsimit, turizmit, artit e të tjerë, gjithashtu dhe konsumatorë direkt. 

 

Edicioni i 16-të, edhe këtë vit sillet nga një bashkëorganizim i Albexpo Group – shoqëri e specializuar në fushën e oraganizimit dhe realizimit të ekspo – panaireve dhe Shoqatës së Prodhuesve të Mobilierisë të Shqipërisë – SHPMSH, e lindur dhe e themeluar në vitin 2011, po në këtë panair. 

 

Përshkrimi i pjesëmarrësve

Organizatorët do të marrin për bazë disa kritere për përcaktimin e ekspozuesve në Panair: 

 

Të jetë kompani e regjistruar ligjore ose me përfaqësues ligjor në Shqipëri

Kompania e huaj do ti nënshtrohet ligjit doganor të Republikës së Shqipërisë 

 

Profili i pjesëmarrësve:

Mobileri për shtëpinë:

Mobileri për paradhomën

Mobileri për sallonin

Mobileri për kuzhinën

 

Mobileri për dhoma gjumi

Mobileri për dhoma fëmijësh

Mobilieri për banjot

Mobileri për zyra

Mobileri zyre

Pajisje zyre

 

Mobileri për hapësira publike

Mobileri për hotele

Mobileri për bar – kafe

Mobileri për restorante

 

Mobileri për kopshtet

Dekor për kopshtet

Mobileri për kopshtet

Makineritë dhe mjetet

 

Makineritë e rënda të përpunimit të drurit dhe derivateve të tij

Mjetet e përpunimit të drurit dhe derivateve të tij

Lëndë të para

Pajisje shtesë

Aksesor

 

Pajisje

Pajisje ndriçimi

Elektro-shtëpiake

Ju ftojme te merrni pjese 

 

Rritja e njohurive teknike të kompanive nga eksperiencat e njëri – tjetrit, si dhe nga prania e teknologjisë së lartë. 

 

Zhvillimi i produkteve te reja në inovacion, dizajn dhe shumëllojshmëri Krijimi i kontakteve të reja me blerës potencial. Mundësia e prezantimit të produkteve vendore tek kompanitë ndërkombëtare Realizimi i kontratave. 

 

Organizuesit

AFATI FUNDIT PER APLIKIM : 10 MARS 2023

Për më shumë kontaktoni në: e-mail

 

info@albexpo.com,

nr. telefoni

+35569 2099 997 +35569 2090 899, +35569 7365 065.


Më të lexuarat