×
Secondary Adv

Emetimet globale te CO2 ne 2022, me te larta se cdo vit tjeter

Share on Google+

Emetimet globale të dioksidit të karbonit (CO2) vitin e kaluar ishin më të larta se në çdo vit tjetër në rekord që daton në 1900, zbulon një raport i ri shqetësues.

  

Në vitin 2022, emetimet e gazit u rritën me 0.9 për qind, ose 321 milionë tonë, për të arritur një nivel të ri prej 36.8 miliardë tonësh, thotë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Kjo ishte kryesisht për shkak të kalimit të shumë vendeve në qymyr gjatë krizës globale të energjisë, megjithëse rritja globale e emetimeve ishte më e ulët se ç'pritej.

Qymyri, përbën mbi një të tretën e emetimeve totale të karbonit në botë, zbulon raporti. Emetimet totale nga qymyri u rritën me 1.6 për qind ose 243 milionë ton vitin e kaluar për të arritur një nivel të ri historik prej rreth 15.5 miliardë tone.

CO2 çlirohet kur lëndët djegëse fosile si nafta, qymyri ose gazi natyror digjen për të fuqizuar makinat, avionët, shtëpitë dhe fabrikat.

Sipas raportit të IEA, emetimet e CO2 u rritën me 423 milion ton në 2022 gjatë një viti më parë, ndërsa emetimet nga proceset industriale u ulën me 102 milion ton - duke e çuar rritjen e përgjithshme për vitin e kaluar në 321 milion ton.


Më të lexuarat