E cuditshme por e vertete, Amerika fiton Kupen e Botes per robote!
Më shumë se 400 ekipe nga 40 vende të ndryshme morën pjesë në Kupën e Botës së futbollit për robotë. Në këtë garë morën pjesë 2500 persona dhe u vunë përballë njerëz nga 40 vende të ndryshme.
Thor, një robot rreth 152 cm i gjatë dhe 119 kg i rëndë ka triumfuar në evenimentin vjetor të organizuar nga Kina, “Robocup”. Roboti është ndërtuar nga UCLA dhe Universiteti i Pensilvanisë.Atletët Robocup janë robotë autonome që janë programuar për të lëvizur në mënyrë të pavarur nga njerëzit kur janë në një fushë futbolli. Për të qenë të suksesshëm duhet të kombinohen shpejtësia dhe gatishmëria, ose manovrimi rreth fushës si edhe të jetë në gjendje të identifikojë vendndodhjen e lojtarëve kundërshtarë.
Partneriteti ndërmjet UCLA dhe Universitetit të Pennsylvania ka udhëhequr ekipin e THORwIn (quajtur Thor dhe Darvin, një robot të vogël që ekipi ka konkurruar në të kaluarën), duke arritur fitore në kategorinë e robotëve humanoid për të rritur, me një fitore 5-4 në finale mbi Baset Robot të Teheranit. Ekipi THORwIn fitoi cmimin edhe Robocup Louis Vuitton, për Humanoid-in më të mirë të dhënë për ekipin, që tregon përparimet në inteligjencën artificiale dhe robotikë.
Parashikohet që brenda vitit 2050, robotët të jenë në gjendje të luajnë ndaj njerëzve dhe t’i mundin ata. Ky eveniment organizohet nga Kina, ndërkohë që shpreson që ky lloj sporti të rritet edhe me tej.