Secondary Adv

Samsung krijon monitorin e pare ne bote qe karikon smartphonet me wireless

Share on Google+

Gjëja e parë që bëjmë kur shkojmë në punë është të nxjerrim smartphone-in nga xhepi, ta vendosim afër kompjuterit të punës për të parë nëse kemi ndonje telefonatë apo mesazh.  Duke u nisur nga kjo Samsung ka krijuar një monitori të ri, që do të ketë në vetvete një paijsje që ushqen telefonin nëpërmjet wireless.

 


Monitorët më të fundit të hedhur në treg nga Samsung janë tepër funksionalë. Këto pajisje janë të afta të karikojnë smartphonët Samsung, falë teknologjisë Qi-Wireless. Bëhet fjalë për ekranet Full HD 24-inç  dhe 27-inç. Ky i fundit vjen gjithashtu i pajisur me teknologjinë e lojrave AMD dhe ka kënde shikimi deri në 178 gradë.


Samsung ende nuk ka bërë publike një datë lançimi por këto monitorët priten të mbërrijnë në treg në fund të këtij viti. Zakonisht Samsung zgjedh të prezantojë pajisjet e saj më inovatore gjatë eventit IFA që do të mbahet në Berlin. Samsung ka treguar se ka goxha potencial përsa i përket pajisjeve elektroshtëpiake.

Kjo kompani deri më tani ka hedhur në treg frigoriferë dhe makina larëse inteligjente. Televizorët inteligjente nuk kanë munguar por tanimë ata vijnë me një funksionalitet që na shërben të gjithëve. Monitori i Samsung vijon në gjurmët e varg IKEA së mobiljeve Wireless tarifimit, njoftoi në Kongresin Botëror Mobile këtij viti në shkurt. Kompania ka integruar pads delikate ngarkimi në llambat për dysheme dhe tabela.

 

 

Sipas The Verge, nëse kemi një telefon që suporton ushqimin standard me wireless, si Samsung Galaxy S6 apo LG G3, atëherë një monitor i tillë, SE370 do të ishte shumë i vlefshëm. Ky monitor do të ketë dhe AMD FreeSync. Megjithatë nuk dihet ende çmimi dhe nëse është i vlefshëm për momentin.


Më të lexuarat