×
Secondary Adv

Behuni gati per Airpods me ekran me prekje

Share on Google+

Apple mund të shtojë një ekran me prekje në kutinë e karikimit të AirPods që i lejon përdoruesit të aktivizojnë aplikacionet, ekzekutojnë komanda dhe madje të shikojnë filma. 

 

Gjigandi i teknologjisë publikoi një patentë të re që detajon fokusin kryesor të inovacionit i cili është t'i lejojë përdoruesit të kenë akses në informacione të caktuara pa prekur iPhone-ët e tyre.

Dokumenti përshkruan veçorinë që lejon aksesin në Librat Audio, Hartat, iMessage dhe aplikacionin Moti. Imazhet sugjerojnë se ekrani do të qëndrojë në pjesën e përparme ku mbyllet kutia dhe mund të lidhet me një pajisje Apple Home.

Patenta përshkruan raste të ndryshme për mënyrën se si përdoruesit do të përfitonin nga ekrani, ndërsa gjithashtu theksoi se nuk do të zëvendësonte kontrollet aktuale të prekjes në AirPods. Apple do të lejojë gjithashtu akses në aplikacione si Stocks, Calculator dhe Alarm Clock.

Një imazh tregon një film që luhet në ekran dhe zëri që transmetohet përmes AirPods, me foto të ngjashme që tregojnë një përdorues duke dëgjuar një shfaqje radioje ose një libër audio.

Kutia e karikimit mund të ketë kontrolle të integruara me prekje, të cilat aktivizohen kur përdoruesi shtyp kutinë dhe ndërron modalitetet e audios.


Më të lexuarat