Ja zgjidhja perfekte per udhetime, xhaketa qe sherben per cdo gje!
Kur bëhet fjalë për udhëtime, të gjithë mezi i presim dhe numërojmë ditët që nga ndajnë para se të fillojë aventura. Por kur fillon dhe paketon gjërat që do marrësh me vetë vërtet bëhen të bezdisshme, sidomos tek femrat që gjërat e nevojshme nuk kanë fund.
E pra udhëtimet kanë kostot dhe vështirësitë e tyre. Duke u nisur nga kjo, një student ideoi një xhaketë që mund të shërbejnë për cdo gjë, sidomos gjatë udhëtimeve.Projekti u publikua në Kickstarter dhe fillloi një fushatë financimi për të grumbulluar 20,000 dollarë. Por xhaketa vendosi rekord në historinë e financimit të projekteve duke grumbulluar një vlerë prej më shumë se 2.8 milion dollarë, në vetëm 3 javë.
BauBax është një ndër xhaketat më të kërkuara në botë për udhëtime. Përveç se mund të të mbajë ngrohtë ashtu sikurse çdo xhaketë tjetër, ajo ka edhe 15 karakteristika të tjera të vecanta. Xhaketa është menduar që ta bëjë jetesën e përditshme më të lehtë, sidomos kur ju jeni pothuajse gjatë gjithë kohës në lëvizje.Produkti vjen me një sërë karakteristikash, rreth qafës ka një jastëk me ajër, i cili fryhet mjaft lehtë, një maskë për sytë, dorashka, mbajtëse për kufjet, xhepa të shumtë teknologjikë, madje edhe një mbajtëse pijesh, në mesin e shumë pajisjeve dhe funksione të tjera që të ofron.
Baubax u krijua nga Hiral Sanghavi, një student në Shkollën e menaxhimit Kellogg në Universitetin Northwestern. Udhëtimi çdo javë për në Çikago, ku ai jeton me gruan e tij, bëri që Hiral të gjente një zgjidhje për problemet dhe shqetësimet që ai kishte, në mënyrë që ta bënte jetën më të lehtë.Xhaketat vijnë në katër modele të ndryshme, një model ushtarak, xhaketë kundra erës, xhup dhe xhaketa sportive. Në dispozicion si për meshkujt ashtu edhe për femra dhe në ngjyra të ndryshme.
Në përgjithësi, çdo xhaketë është e pajisur me një teknologji që kushton mbi 315 dollarë, por BauBax është duke i shitur ato për mbështetësit e parë në Kickstarter duke filluar nga 119 dollarë deri në nëntor të këtij viti. Prandaj nëse doni një xhaketë të tillë teknologjike, jeni ende në kohë!