×
Secondary Adv

Airbus projekton stacionin hapesinor me tre kate

Share on Google+

I projektuar për një ekuipazh prej 4 personash, moduli 'LOOP' ka tre kate duke përfshirë një kuvertë banimi dhe një kuvertë shkencore që lidhen me një tunel qendror.

 

Kati i fundit është vendosur të jetë një centrifugë që krijon kushte gravitacionale të ngjashme me Tokën, duke reduktuar stresin e mungesës së peshës në trupin e njeriut. Një kolonë trekatëshe do të shënojë qendrën e strukturës së stacionit.

Planet e Airbus janë të dizajnuara për të qenë të pajtueshme me gjeneratën e ardhshme të lëshuesve super të rëndë, do të jenë raketat më të larta dhe më të fuqishme që një ditë do t'i çojnë njerëzit në hapësirë.

Dizajni 'LOOP' i Airbus vjen gjithashtu në një kohë kur ISS vazhdon të përdoret shumë përtej jetëgjatësisë fillestare 15-vjeçare.

Megjithëse është projektuar për te mbajtur katër persona, stacioni mund të strehojë përkohësisht tetë astronautë në të njëjtën kohë.

Ai gjithashtu do të jetë plotësisht funksional sapo të hyjë në orbitë dhe do të mbrohet falë shtresës së jashtme të ngurtë.


Më të lexuarat