
Harrojeni Pin-in, tani mund te hyni ne llogarine bankare vetem nepermjet zerit tuaj
Shumë nga procedurat e sigurisë të vendosura nga bankat janë të mira, por jo të sigurta. Teorikisht çdokush mund të futet në llogarinë tuaj nëse kanë kartën e debitit, fjalëkalimin dhe kështu me radhë.
Banka ING Netherlands ka lëshuar pagesat që aktivizohen me zë nga një aplikacion celularë, duke në këtë mënyrë një alternativë të shpejtë dhe të lehtë pa përdorur PIN-in. Konsumatorët e bankës tani mund të hyjnë, të kontrollojnë bilancin e tyre dhe madje të bëjnë edhe pagesa thjesht duke folur.“Falë përfshirjes së zërit biometrik, në jemi në gjendje që ti bëjmë bankat më të shpejta dhe më të lehta për aksein e klientëve në to”, tha Jeroen Losekoot, Menaxher marketingu në internet & mobile në ING. “Kjo u lejon atyre që të ketë më shumë kontroll mbi financat”.
Teknologjia për sistemin e pagesave me zë është duke u mbështetur nga kompania biometrike Nuance, e cila është e specializuar në shërbimet e njohjes së zërit. Kompania Nuance ka qenë duke përdorur zërin biometrik nëpërmjet asistentit virtual Nina për të përmirësuar aksesin në një sërë shërbimesh përgjatë viteve, duke filluar nga rezervimi i një bilete për teatër, e deri tek prenontimi për fluturime.
Kompania është duke punuar për një aplikacion mobile për bankën ING Netherlands, duke ndihmuar konsumatorët . Por njoftimi i djeshëm sinjalizon për herë të parë përdoruesit, duke bërë të mundur aksesin në llogarinë personale vetëm duke përdorur zërin e tyre. Ky shërbim mund të bëhet duke përdorur zërin biometrik në telefonat me sistem operativ iOS dhe Android.
Por të imitosh zërin e dikujt tjetër është shumë më e vështirë, dhe për këtë arsye shumë banka tashmë po vendosin të përdorin këtë lloj sigurie. E njohur si biometrika e zërit, teknologjia thotë që vetëm zëri yt mund të hyjë në llogarinë tuaj nga telefoni. Është diçka që do të përhapet shumë shpejt në publikun e gjerë.
Sipas një hetimi nga Raphael Satter për Associated Press, është zbuluar se bizneset madje edhe qeveritarët po përdorin gjerësisht spektrin e zërit. Kjo teknologji është përdorur zakonisht nga njerëzit që japin pensionet, mbledhin taksat, ndjekin kriminelët, ndryshojnë fjalëkalimet etj, por asnjëherë nuk është përdorur nga klientët. Timbri i një personi është unik, ngjashëm me shenjat e gishtërinjve të dikujt tjetër. Teknologjia e spektrit të zërit mat karakteristikat e shqiptimit të një personi, dhe është e pamundur që dy njerëz të kenë timbër të njëjtë të zërit.
Më të lexuarat








