Shkencëtarët në Austri kanë krijuar një këmbë artificiale e cila u lejon pacientëve që të ndjejnë sikur ajo të ishte vertet këmba e tyre. Këmba artificial ka sensorë të vegjël të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me trurin e përdoruesit që transmeton informacione sensitive.
Wolfgang Ranger ishte pacienti i parë i cili ka marrë një këmbë artificiale, pasi humbi këmbën e tij të djathtë në vitin 2007. Është e para një prosteze në botë dhe 54 vjecari ka shpenzuar gjashtë muajt e fundit duke testuar këmbën e tij të re.
Cdo hap që Wolfgang Rangger hedh me këmbën e tij artificiale dërgon informacion në trurin e tij. Nuk ka pothuajse asnjë gjurmë calimi në ecjen e tij. Majde fakti që ai ka një këmbë artificiale nuk e ka ndaluar atë që të ndjekë shumë nga hobitë e tij.“Me këmbën unë tani mund të ndjej nëse është një rrugë me kalldrëm ose nëse është e shtruar më së miri. Ose në dimër, dhe kjo është e rëndësishme, nëse rruga është e rrëshqitshme ose me akull. Unë mund të reagoj ndaj saj dhe në këtë mënyrë nuk rrëzohem”, thotë Wolfgang Rangger.
Në mënyrë të vecantë dhe të ndjeshme, kjo gje e ka ndihmuar të zhdukë dhimbjen e tmerrshme që ai ka përjetuar që nga koha kur ka humbur këmbën. Invoacioni është rezultati i një procesi të dyfishtë , të zhvilluar nga profesori Huber Egger në Universitetin e Linz në Austri. Kirurgët në fillim rilidhen nervat në pjesën e mbetur të këmbës me qelizat e shëndosha në kofshë, duke i vendosur ato më pranë sipërfaqes.Më pas gjashtë sensore u futën më pas në këmbën e vetme në një proteze të lehtë dhe lidhen të ashtuquajturat stimulatore brenda aksit ku vendoset trungu.
Kemba artificiale ka disa pika presioni të ndërtuara brenda protezës dhe këto pika matin kontaktin me sipërfaqen dhe gjithashtu lëvizjen rrotulluese të këmbës artificiale. Më pas ky informacion transmetohet në mënyrë teknike nga qelizat nervore për në tru, ku gjeneron një ndjesi, shpjegon Profesor Hubert Egger.
Teknologjia e re, mund të përmirësojë jetën e personave të gjymtuar në të gjitha vendet e botës së trete. Por një model këmbe i teknologjisë së lartë kushton mes 10 000 euro dhe 30 000 euro. Reduktimi i kostos është sfida e rradhës e cila mund të ndodhë nëse kompanitë e vogla fillojnë prodhimin e protezës.