×
Secondary Adv

Nokia lancon kameren virtuale per industrine e filmit

Share on Google+

Edhe pse Nokia vitin e kaluar u ble nga Microsoft, duket se kompania nuk ka dëshirë që të largohet nga bota e teknologjisë. Kohët e fundit Nokia është fokusuar në realitetin virtual dhe jo në telefonët që e bënë atë dikur të famshme.

 


Nokia është duke krijuar një pajisje që mund të regjistrojë pamje reale në 360 gradë dhe audio 3D.  Megjithatë, ndryshe nga pajisjet e ngjashme nga GoPro dhe Samsung nuk është vetëm një rreth që përmban kamera, por  shumë më tepër se një sferë me kamera të integruara në të. E prezantuar gjatë një eventi në Los Angeles këtë të martë që kaloi,  kamera në formë orbite, e quajtur Ozo është dizenjuar për tu përdorur më shumë nga profesionistët se sa konsumatorët e thjeshtë.

 


Ozo është e ndërtuar me 8 lente kamerash dhe 8 mikrofonë në një bosht sferik i cili mund të mbahet lehtësisht në dorë. Kamera e re u prezantua në një event në Los Anxhelos duke theksuar se kompania planifikon ta përdori në Hollywood por edhe në fusha të tjera të medias.Nokia pohoi se kjo pajisje ishte e planifikuar të kishte një çmim më të lirë në fund të këtij viti por sërish nuk do të mund të mbulonte të gjitha shpenzimet për aspektet teknike. Avantazh i këtij sistemi është se kamera krijon video që mund të shihen në kohë reale ndërmjet VR headset.

 


Ozo jo vetëm që do mund të sigurojë transmentimin e materialeve live ndërmjet disa kufjeve të veçanta por lejon dhe rishikimin e tyre pak minuta pasi të jenë realizuar. Me këtë debutim, Nokia renditet si një nga kompanitë me një profil të lartë që bëhet pjesë e fushës së realitetit virtual. Facebook gjithashtu surprizoi vitin e shkuar me blerjen e prodhuesit e pajisjeve virtual Oculus për 2 miliard dollar.

 


Realiteti virtual është shëndrruar në një biznes me vlerë 7 miliard dollar. Në Electronic Entertainment Expo, 27 pjesmarrës prezantuan produktet e tyre të realitetit virtual. Në veçanti industria e video lojrave pritet të marrë një shtysë tepër të madhe nga realiteti virtual, e sidomos nga kamera e Nokia. Nokia ende nuk ka dhënë një çmim për këtë produkt, i cili pritet të mbërrijë në treg këtë vjeshtë.


Më të lexuarat