×
Secondary Adv

Zbulohet projekti i mega qytetit lundrues

Share on Google+

Dizajnerët japonezë po përgatiten për ngritjen e nivelit të detit, duke bërë plane për një qytet të madh lundrues.

 

Zhvilluesi N-Ark thotë se Dogen City do të siguronte një habitat të vetë-mjaftueshëm për 40,000 njerëz, një e katërta e të cilëve do të ishin banorë të përhershëm.

Qyteti përbëhet nga tre pjesë kryesore - e para është një unazë e jashtme që përmban zonat kryesore të jetesës dhe objektet për ujë, ujëra të zeza dhe energji.

Brenda unazës ka ndërtesa lundruese që mund të lëvizin lirshëm, me përshkrime që tregojnë varkat që transportojnë banorët nëpër qytet. Nën sipërfaqen e ujit, ndërkohë, ka një qendër të dhënash nënujore dhe objekte kërkimore mjekësore.

Korniza e jashtme e qytetit është në formë si trupi i një anijeje, gjë që e ndihmon atë të veprojë si një mbrojtje kundër cunamit, sipas projektuesve.

Ashtu si një interpretim bashkëkohor i Arkës së Noes, qyteti do të presë viktimat e fatkeqësive natyrore dhe refugjatët klimatikë. Me një perimetër 2.5 milje, plani do të ishte që banorët të mund të arrinin në çdo pikë të qytetit brenda një ore.

Udhërrëfyesi i zhvillimit të N-Ark aktualisht parashikon përfundimin ne vitin 2030. Projektuesit nuk kanë dhënë ende ndonjë informacion mbi buxhetin ose vendndodhjen e propozuar të projektit.


Më të lexuarat