×
Secondary Adv

Ky mur hidro qeramike mund te zevendesoje ajrin e kondicionuar ne te ardhmen!

Share on Google+

Përdorimi i kondicionerit së bashku me lëndët djegëse fosile shihet si shkaku kryesor i ngrohjes globale gjatë viteve të fundit. Përdorimi i tyre në zyra, shtëpi dhe fabrika është rritur në mënyrë eksponenciale, dhe kjo ka kontribuar drejt një mjedisi të paekuilibruar me atë të jashtëm. Ata gjithashtu ju bëjnë që fatura juaj e energjisë të jetë gjithnjë e më e lartë.

 


Inxhinierët dhe hulumtuesit kanë qenë në kërkim të mënyrave për të reduktuar varësinë tonë nga ajri i kondicionuar për të gjetur një mënyrë më natyrore, për tu freskuar gjatë muajve të nxehtë. Një nga këto përpjekjet  premtuese ka qenë krijimi i një muri prej hidro qeramike nga disa studentë në Barcelonë.

 


Instituti i avancuar i Arkitekturës në Katalonjë të Barcelonës ka krijuar me sukses një mur që mund të ftohë ajrin në një dhomë pa përdorimin e energjisë. Se si ata e kanë arritur këtë, po ua themi me dy fjalë! Për ndërtimin e këtij muri është përdorur një material prej hidro qeramike, i cili ka grimca prej hidroxheli ndërmjet shtresave të qeramike dhe strukturës.

 


Ky material kimik thith ujë në sasi më të madhe në krahasim me vëllimin e vet, pothuajse 400 herë më shumë. Kur uji avullon, ajo ftoh të gjithë zonën përreth. Kështu, temperatura e ajrit në dhomë reduktohet deri në 5 gradë.  Këto mure inteligjente mund t’ju reduktojnë shpenzimet për ftohje deri në 28 për qind. Tani për tani, muri është vetëm një prototip, por eksperimentet e realizuara mbi të tregojnë se ai ka potencial për t'u bërë një material universal ndërtimi në vitet e ardhshme.


Më të lexuarat