
BAUMARKET - rrjeti i vetem i markatave te veglave te punes ne Shqiperi, festoi 4 vjetorin dhe planifikon hapje te reja!
BAUMARKET - rrjeti i vetëm i markatave të veglave të punës në Shqipëri, festoi 4 vjetorin dhe planifikon hapje te reja!
BAUMARKET, rrjeti prestigjoz Gjerman i markatave të veglave të punës, festoi 4 vjetorin e hapjes së filialit të parë në tregun Shqipëtar. Administratorja e kompanisë Znj. Anila Dhimitri theksoi se ka qënë përkushtimi i vazhdueshëm për të ofruar produktet dhe shërbimin më të mirë në treg. Ajo gjithashtu falenderoi partnerët, stafin e BAUMARKET për mbështetjen e palodhur, por mbi të gjitha klientët për besimin në këto 4 vite. Që prej vitit 2019, BAUMARKET u shndërrua në një nga destinacionet e preferuara për të gjithë profesionistët dhe të apasionuarit në sektorin e ndërtimit dhe kopshtarisë. Falë markave më të mira dhe shërbimit më të mirë, tashmë numërohen më tepër se 60 filiale kudo në Shqiperi.
Zgjerimi i BAUMARKET dhe hapja e markatave të reja
BAUMARKET numëron sot mbi 60 filiale në qytetet kryesore të vendit si: Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Berat, Gjirokastër, Sarandë, Lezhë, Peshkopi, etj. Zgjerimi i shpejtë në vetëm pak kohë, tregon për besimin e madh që klientët kanë në cilësinë dhe shërbimin e ofruar, duke e kthyer destinacionin e tyre të preferuar. Për të qenë gjithmonë më pranë konsumatorit, BAUMARKET planifikon deri në fund të vitit hapjen e 10 markatave të reja në pikat kyçe të vendit ku ende nuk është prezent.
Gama e gjerë e produkteve dhe markave të ofruara
Një vizitë e shkurtër në një nga markatat BAUMARKET ju jep mundesinë të njiheni me mbi 10.000 produkte si: vegla pune, kopshtarie, materiale elektrike dhe hidraulike, produkte higjene dhe pastrimi, bojra cilësore si dhe pajisje të vogla elektroshtëpiake nga markat më të njohura boterore si Flex, Gardena, Krause, Karcher dhe shumë të tjera duke ju siguruar gjithmonë zgjidhje të besueshme për projektet tuaja. Nuk do të keni nevojë të lodheni, pasi më në fund gjeni gjithçka që ju duhet në një vend të vetëm. Ajo cfarë bën diferencën në treg, janë cmimet konkurruese të këtyre produkteve lider, duke e kthyer këtë rrjet markatash në zgjedhjen e duhur për çdo buxhet.
Shërbimi pas shitjes / Servis i autorizuar
Vlen të përmendim se BAUMARKET shquhet jo vetëm për zgjedhjen e gjerë të cilësisë së produkteve, por gjithashtu për shërbimin e shkëlqyeshëm pas shitjes. Një aspekt i rëndësishëm i BAUMARKET është servisi i veglave të punës, ku një staf i specializuar i siguron të gjithë klientëve një përvojë të përsosur të përdorimit të produkteve. Nëse klienti has ndonjë problem ose dëshiron të bëjë mirëmbajtjen e veglave të tyre, ekipi i servisit të BAUMARKET është gjithmonë në dispozicion për të ofruar ndihmë profesionale dhe zgjidhje efektive. Me një staf të kualifikuar dhe njohuri të thellë në fushën e veglave të punës, ata kujdesen për çdo nevojë të klientëve me përkushtim dhe mirëkuptim. Shërbimi i shkëlqyeshëm pas shitjes është një prej arsyeve kryesore që e diferencon BAUMARKET në tregun e veglave të punës dhe kopshtarisë.
Shërbimi i shkëlqyer dhe oferta të vazhdueshme
Në Baumarket, shërbimi ndaj klientit është gjithmonë prioriteti kryesor. Stafi i dedikuar dhe i mirë trajnuar do të jetë gjithmonë në dispozicion per t’ju ndihmuar, duke ofruar keshillat e duhura dhe zgjidhje praktike për cdo projekt tuajin. Një shërbim i nevojshëm që ofrohet nga BAUMARKET janë dhe “Ditët e Demostrimit”. Këto ditë ofrojnë nje mundësi të rrallë për klientët që të testojnë veglat e punes dhe të kopshtarisë në menyrë praktike dhe të marrin njohuri të reja. Ekipi i eksperteve të produkteve janë në dispozicion per t’iu përgjigjur pyetjeve dhe paqartësive të klientëve, duke dhënë udhëzimet e duhura të përdorimit. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për ata që dëshirojnë të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të mësojnë teknikat e fundit.
Vazhdimi i suksesit dhe vizioni për të ardhmen
Sinergjia me BAUMARKET garanton konsumatorin për praninë në tregun Shqipëtar si një pikë referimi të besueshme. Prandaj shprehen krenare duke ju plotësuar nevojat të gjithë përdoruesve duke i ndihmuar të ndihen më të kënaqur nga realizimi i punës së tyre. Ndërsa festuan 4 vite, ekipi BAUMARKET shprehet falënderues për klientët besnikë dhe premtojnë të vazhdojnë të sjellin ide, trende dhe inovacion në shumëllojshmërinë e produkteve që ofrojnë, duke garantuar markat më të mira dhe shërbimin më të mirë.
Kliko mbi logo per kontaktet e kompanisë
Më të lexuarat








