Secondary Adv

20 fakte interesante qe duhet te dini per Zvicren

Share on Google+

Zvicra është vendi i ëndrrave për shumë njerëz nga e gjithë bota, për shkak të standardit të lartë të jetesës, mundësive të mira për punë, karrierë dhe për shumë arsye të tjera.

Por a jeni kurioz të dini më shumë për Zvicrën, sidomos gjëra paksa të pazakonshme? Këto janë vetëm disa nga kuriozitetet që do t’ju ndihmojnë ta njihni më mirë, atë që njihet si vendi ku prodhohet “paraja” orët e shtrenjta apo si toka e çokollatës, djathit,etj. Por më e rëndësishmja është se njihet si shteti më i sigurt në botë.

 

1. Nestle në Zvicër është kompania më e madhe ushqimore në botë.


2. Jo vetëm në Shqipëri ka bunkiere! Në rast se ndodh një luftë bërthamore zviceranët kanë bunkerë në të cilët mund të vendoset 100% e popullatës. Gjithashtu, në rast lufte, autostradat zvicerane mund të shndërrohen në pista për ulje-ngritje për avionët. Madje nëse do të ishte kohë dimri, dëbora e rënë nëpër rrugë do të mund pastrohej deri në orën 8 të mëngjesit.


3. Pilotët e ushtrisë zvicerane nuk stërviten kurrë me shpejtësinë supersonike (shpejtësi më e madhe se e zërit) gjatë trajnimit. Kjo, sepse Zvicra është tepër e vogël që të arrihet shpejtësia e tillë. Nëse ushtria do që të testojë fluturimet supersonike, ajo ka nënshkruar një marrëveshje me Francën nëpërmjet së cilës i lejohet të hyjë në territorin e saj ajror për të arritur shpejtësinë.


4. Në Lozanë tatimi paguhet në bazë të sasisë së mbeturinave, domethënë, nëse keni më shumë mbeturina do të paguani taksa më shumë. Nëse nuk përdoren kontejnerët e standardizuar (të ndara sipas llojeve të mbejteve) për të depozituar mbeturinat, ju madje mund të merrni gjoba ose dënime të majme.


5. Zvicra zë vendin e parë në botë për konsumimin e çokollatës. Mesatarisht çdo zviceran konsumon 23 kilogramë çokollatë në vit.


6. Arthur Conan Doyle ka qënë i pari që ka zbuluar sportin e skijimit në Zvicër.


7. Zvicra është shteti i parë në botë që konsumon më shumë pije joalkoolike!


8. Makinat në Zvicër duken të gjitha të reja. Dhe nëse do të pyesni veten si është e mundur kjo! Po ua shpjegojme me dy fjalë, nëse shoferët nuk kujdesen për makinën, e lënë pa larë apo kanë ndonjë gërvishje diku, mos u habisni por ata mund të gjobiten dhe dënohen për këtë.


9. Por përvecse taksave dhe gjobave të larta, Zvicra e ka një të mirë, me një biletë ju mund të udhëtoni në transportin publik në të gjithë vendin, qoftë ky autobus, tren, anije, me teleferik, etj.


10. Zvicra nuk ka qënë në luftë që nga viti 1515.


11. Zvicra ka më shumë se 1.500 liqene!


12. 60 për qind e energjisë elektrike në Zvicër prodhohet nga hidrocentralet.


13. Tuneli më i gjatë në botë ndodhet në Zvicër, “Gotthard Tunel” ka një gjatësi prej 57,1 kilometrash.


14. Në një lartësi prej 3.000 metrash mbi nivelin e detit, mbi humnerën 500 metrash në Zvicër është hapur ura më e lartë në Evropë “Titlis Cliff Walk”.


15. Zvicra njihet për alpet e saj, ndaj rreth 70 për qind e Zvicrës është e mbuluar me male, lartësia mesatare e tyre është 500-800 metra mbi nivelin e detit.


16. Në Zvicër ekzistojnë 74 male të cilat janë të larta mbi 4.000 metra mbi nivelin e detit.

 

17. Në Zvicër ekzistojnë më shumë banka se stomatologë, për çdo 1.600 zviceran ekziston një bankë.


18. Një kuriozitet edhe për dizenjatorët e grafikës së Fontit (gërmave) forma e shkrimit “Helvetica” është krijuar në Zvicër.


19. Albert Einstein ka punuar si zyrtar në Entin zviceran për patentat. Madje mendja e tij prej gjeniu bëri që ai të vërtetojë teorinë e tij të relativitetit.

 

20. Nga prodhimi i përgjithshëm i qumështit, (rreth 3.5 milionë tonelata në vit) përdoret për prodhimin e djathërave.


Më të lexuarat