Secondary Adv

Zbulohet nje sistem i ri eksoplanetar me tre planete

Share on Google+

Një sistem i ri eksoplanetar, afër sistemit tonë diellor, me tre ”super Toka” që rrotullohen rreth një ylli, u zbulua nga astronomët e Universitertit të Gjenevës.

 

 


Astronomët besojnë se kanë gjetur planete shkëmbore të ngjashëm me Tokën jashtë sistemit tonë diellor. Planeti, është një shkëmb vullkanik i shkrirë, në të cliën dy super-toka të tjera rrotullohen rreth një ylli xhuxh të ndritshëm.Të vendosur në yllësinë e Cassiopesë, ky sistem eksoplanetar (jashtë sistemit diellor) është i përbërë nga tre super Toka, ekspo-planet me një masë rreth një deri në 10 herë sa ai i Tokës, një planet gjigant dhe ylli i tyre i përbashkët, pak më i ftohtë se sistemi ynë diellor.Ky sistem i ri është relativisht afër nesh me një distancë prej 21 vitesh dritë nga Toka. Në krahasim, ylli më i afërt me sistemin tonë diellor është tri vite dritë.

 


Në total, sistemi përbëhet nga katër planete – nga një gjigant dhe tre Supertoka që rrotullohen rreth një ylli të quajtur HD219134. Super-Tokat kanë një masë më të madhe se ajo e Tokës, por janë më të lehta se gjigandët e gazit si Neptuni, Saturni ose Jupiteri. Ato mund të përbëhen nga gazi, shkëmbinj, ose të dyja së bashku.

 


Planeti me orbitë të shkurtër, HD219134b, lëviz rreth çdo tre ditë. Matjet nga toka me teleskopin e hapsirës Spitzer të NASA-s tregoi se masa e saj është 4.5 herë më e lartë se ajo e Tokës. Super - Tokat janë shumë afër yllit. Temperatura atje mund të arrijë rreth 700 gradë Kelvin (427 Celsius, 800 Fahrenheit)


Më të lexuarat