Secondary Adv

AGROTECH EXPO, 18 - 20 tetor 2023

Share on Google+

Tashmë i njohur si eventi më i rëndësishëm në Shqipëri për sektorin, Edicioni i 4-rt i Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë, Blegtorisë dhe Kopshtarisë AGROTECH EXPO, do të zhvillohet në datat 18-20 tetor, 2023.

 

Ky panair i ofrohet sektorëve dhe tregut si platforma më e rëndësishme e bashkëpunimeve të biznesit si dhe e promovimit dhe prezantimit tek të gjitha hallkat, duke nisur nga konsumatori final, fermeri e deri tek furnitori e më pas prodhuesi. 

 

Kjo duke sjellë sëbashku aktorët më të rëndësishëm kombëtarë, rajonalë e ndërkombëtarë, në sektorët e makinerive bujqësore, kimikateve, plehrave kimike, 

 

agropërpunimit, konservimit, magazinimit, ambalazhimit, paketimit të produkteve bujqësore dhe transportit, ushqimit organik dhe agroturizmit.

 

Në sajë të vëmendjes ndërkombëtare, AGROTECH Expo 2023, përmes eventeve të targetuara, forumeve dhe workshop-eve informuese dhe edukative, do t’u ofrojë sipërmarrësve lokalë dhe rajonalë, dije dhe ekspertizë mbi depërtimin dhe rritjen në tregje të reja, shkëmbim njohurish speci­ke mbi sektorin, rrjetëzim, si dhe informim mbi mundësitë e rritjes së biznesit.

 

Në Edicionin e 3-të, AGROTECH Expo ka shënuar një rritje prej 60% të numrit të ekspozuesve në total, me pjesëmarrje të bizneseve nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Greqia, Italia, Turqia, Gjermania e më tej. 

 

Që prej shtatorit 2019, AGROTECH Expo është tashmë event anëtar i EURASCO-s (Federatës Europiane të Panaireve Bujqësore dhe Organizuesve të Eventeve) www.eurasco.org.

 

Institucionet shtetërore kryesore, projektet në bujqësi dhe kompanitë lider të sektorit, do të shërbejnë si histori suksesi për potencialin e Shqipërisë në sektorin bujqësor.

 

Gjatë Edicionit të II-të të AGROTECH Expo, ne mirëpritëm në Shqipëri konferencën ndërkombëtare “Global G.A.P Stop Tour”, e cila pati një ndikim shumë të rëndësishëm në sektorin bujqësor,

 

përsa i përket informimit për certi­kimet Global G.A.P., ndërsa në AGROTECH EXPO 2022, patëm një rikthim të tyre nëpërmjet një konference ndërkombëtare të organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Grupi Teknik Kombëtar, duke e kthyer pjesëmarrjen e përvitshme në AGROECH EXPO në një traditë.

 

Kategoritë e ekspozuesve:

Makineri bujqësore, pjesë këmbimi, komponentë

Sisteme pompimi dhe sisteme për ujitjen

Sera dhe pajisje

Sisteme hidroponike

 

Kopshtari, makineri dhe pajisje për prerje, mbjellje dhe korrje

Makineri dhe pajisje për kopshtari

Makineri dhe pajisje për përpunimin e ullirit

Teknologji për agropërpunim

Makineri prodhuese dhe përpunuese

Kimikate dhe plehra kimike

Materiale për shumim, fidanishte, bimë mjekësore

Ushqime bujqësore dhe organike

Agroturizëm

Konservim, magazinim

Ambalazhim dhe paketim i produkteve bujqësore

Transport

Institucione shtetërore

Institucione financiare

Organizata dhe shoqata bujqësore 

 

Kategoritë e Vizitorëve:

Fermerët

Rishitësit

Blerësit potencialë

Agjentët

Kompanitë e eksportit të makinerive dhe pajisjeve bujqësore

Distributorët rajonalë të kompanive të importit

Shoqatat tregtare bujqësore

Investitorët e huaj.


Më të lexuarat