
NASA po nderton raketen me te fuqishme te te gjitha koherave
Nasa është duke ndërtuar raketën më të fuqishme të të gjitha kohrave. SLS, e cila është ende duke u ndërtuar do të jetë raketa më e fuqishme në botë. E dizenjuar për misione eksploruese në hapësirë, duke përfshirë dhe studimin e asteroideve, SLS do të jetë e gatshme për lëshimin e parë në vitin 2017.
Sistemi i NASA-s Space Launch (SLS) ka përfunduar rishikimin kritik të projektimit – duke i hapur rrugë certifikimit për misione. SLS do të jetë mjeti më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë, i aftë për të transportuar njerëzit në ato vende që deri më tani kanë qënë destinacione të paarritshme, duke përfshirë edhe një mision njerëzish në Mars.
Raketa e quajtur SLS (Space Lunch System) do të përdoret për të transportuar austronautët në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor dhe të ndihmojë në eksplorimin jashtë sistemit tonë diellor. Shkencëtarët gjithashtu shpresojnë se raketa e re mund të luajë një rol të rëndësishëm në misionet në Mars duke vendosur një bazë hapësinore në orbitën e planetit.
Për momentin NASA ka shqyrtuar projektin, i cili mori 11 javë, dhe ishin 13 ekipe inxhinierësh dhe shkencëtarësh të NASA-s që shqyrtuan mbi 1.000 dokumente në mënyrë që të përcaktojë nëse koncepti gjigant i raketës është i gatshëm që të kalojë në prodhim në shkallë të plotë. Dizajni kritik është efektiv për vetëm nga tre versione SLS të planifikuara. E para është e njohur si Blloku 1, e cila do të jetë 98 m e gjatë dhe do të ketë katër motorë RS-25 të ngjashëm me ata të përdorur në programet e anijeve, së bashku me dy depozita karburanti të montuara anash, rreth 54 metra të gjata.
Shtytja maksimale nga motorët e lëngët dhe të ngurtë të kombinuar me karburantin do të arrijnë në 3.8 million km dhe të ketë një kapacitet ngarkese prej 77 ton. Versioni i tretë dhe më i fuqishëm i raketës do të jetë 117 m i gjatë, dhe do të jetë 20 për qind më e madhe se ajo e raketës Saturn V që dominoi në epokën e Apollo-s.
Në testin e parë, raketa do të jetë në gjendje të çojë në hapsirë 77 ton ngarkesë në orbitën e Tokës, gati tre herë më shumë se sa mund të mbajë një ‘space shuttle’. Ndërkohë që, prej orbitës SLS mund të konfigurohet në mënyrë që të mbajë deri në 143 ton.
Skuadrat e inxhinierëve dhe shkencëtarëve gjithashtu konfirmuan se raketa e re mund të fluturojë në trajektore direkte në drejtim të planeteve jashtë Sistemit tonë Diellor, pa përdorur gravitetin e planeteve të tjerë për të marrë shpejtësi. Në këtë mënyrë edhe koha e udhëtimit do të shkurtohet ndjeshëm.
Një shembull mund të jetë udhëtimi për në Mars i cili mund të kryhet me një raketë, në vend të 3 që kërkohen me raketat e ditëve të sotme. SLS është projektuar që të jetë fleksibël dhe të përmbushë nevojat e misionit dhe ngarkesat e shumta. Ky projekt gjigant është dizenjuar për të mundësuar misionet e eksplorimit të njeriut në destinacione më të thella në hapësirë.
Më të lexuarat








