×
Secondary Adv

Kina do te jete shtepia e radio teleskopit me te madh ne bote

Share on Google+

Kina është bërë shtëpia e radio teleskopit më të madh në botë. Teleskopi do të jetë gati së shpejti dhe do të lejojë qasje në një gamë të gjerë të të dhënave që më parë nuk mund ti arriheshin. Radio teleskopët na lejojë që të vëzhgojmë qiellin në një tjetër spektër, që nuk mund të shihet me sy të lirë.

 

 

Teknikët kinezë janë duke montuar pjesët e atij që pritet të jetë radio teleskopi më i madh në botë. Objekti po ndërtohet në thellësi të provincës Guizhou në Kinë. Radio teleskopi, është një instrument që përbehet nga një radio marrës dhe një antenë, ka për qëllim të kapë valë jashtëtokësore nga hapësira.

 

 

Teleskopi i Kinës është 500 metra në diametër dhe përbëhet nga 4,450 panele. Madhësia e tij është sa 30 fusha futbolli ndërsa perimetri është 1.6 kilometra.Radio teleskopi kinez “FAST” do të jetë më i madhi në botë, duke ia kaluar edhe Observatorit të Arecibo, në Puerto Rico. Menaxheri i projektit Zheng Yuanpeng tha se teleskopi do të shërbejë si një vesh gjigand në kërkim të mesazheve aliene në hapësirë, në distanca më të largëta se më parë.

 


Struktura e FAST-it ishte kontributi inxhinierik i Kinës ndaj Square Kilometer Array (SKA), iniciativa ndërkombëtare për ndërtuar një teleskop radioje me një sipërfaqe hapësire prej 1 km2. Ky projekt ka përparuar dhe tani po merr në konsideratë vendndodhje në Afrikën e Jugut dhe Australi ku do të integrohen teleskopë më të vegjël në një instrument grumbullimi. Por inxhinierët kinezë e dinin se një pasqyrë masive, e vetme si FAST-i ishte e realizueshme, dhe në 2006 i dhanë dritën jeshile projektit, duke zgjedhur për ta ndërtuar në natyrë në provincën Guizhoi të Kinës Jugore.

 


FAST do të jetë në gjendje të kapë transmetime jashtë planetare në distanca më të mëdha se 1,000 vjet dritë. Një nga qëllimet kryesore të radio-teleskopëvë është zbulimi i jetës inteligjente në hapësirë përveç nesh. Sinjalet e radios të krijuara prej tyre mund të merren dhe të analizohen për të kuptuar se çfarë duan të thonë.


Më të lexuarat