Secondary Adv

Neuralink merr aprovimin, nis testimi i implanteve ne trurin e njeriut

Share on Google+

Kompania e Elon Musk, mori dritën jeshile nga një komitet i pavarur ekspertësh, që punon me FDA, për të kryer studimin e parë klinik të kompanisë Neuralink.

 

Kjo do të thotë se kompania ka filluar të “rekrutojë” pacientë të paralizuar për të testuar pajisjen e saj eksperimentale, një implant truri.

Siç raporton gazeta britanike “Guardian”, kohëzgjatja e provave të para klinike do të zgjasë 6 vjet, megjithatë, kompania neuroteknologjike shmangu specifikimin e numrit të vullnetarëve që do të marrin pjesë në eksperiment.

Reuters thekson se kompania e Musk Neuralink është e gatshme të nisë Studimin Prime, duke u kërkuar vullnetarëve, mundësisht me probleme lëvizëse, që të vendoset një implant në trurin e tyre me qëllim që të lehtësojë jetën e tyre të përditshme.

Ky implant synon të ndihmojë pacientët e paralizuar të rifitojnë aftësinë për të komunikuar dhe kontrolluar teknologjitë e jashtme. Pajisja përbëhet nga një çip me madhësinë e një monedhe që futet në tru dhe disa tela të hollë që lidhen me të.

Kompania Neuralink pretendon se mund të regjistrojë dhe stimulojë aktivitetin e trurit me saktësi dhe shpejtësi të madhe, por për të vendosur implantin nevojitet një operacion invaziv.


Më të lexuarat